Mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli në fund të këtij edicioni. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në Dubai, ku skuadra kuqezi është duke u përgatitur për vazhdimin e edicionit.

Nuk jam duke menduar për 't'i var këpucët në gozhdë'. Madje, nëse nuk do të kisha përjetuar aq shumë lëndime gjatë karrierës, do të vazhdoja të luaja edhe 10 vjet. Sidoqoftë, për të ardhmen nuk mendoj shumë për momentin. Sigurisht se do të marr licencën për trajner, pasi do të më pëlqente që një ditë të bëhesha trajner, ka theksuar Nesta. Sa i përket raporteve me Alegrin, mbrojtësi italian është shprehur:
Unë dhe Alegri kemi raporte të mira. Kam luajtur rregullisht, pavarësisht se edhe unë bëj pjesë në gardën e vjetër. Për periudhën e Alegrit tek Milani mund të them vetëm gjëra pozitive. Në pyetjen se cili është trajneri më i mirë në botë, Nesta është përgjigjur: Numrat tregojnë se është Murinjo, mirëpo mua më pëlqen Guardiola.