E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Blerësi i tij është Kiyoshi Kimura, president i restoranteve të njohura të sushit “Kiyomura Co”. ‘Doja të rigjallëroja Japoninë – ka shpjeguar Kimuar – dhe të ndihmoja vendin të ngrihej nga kriza që shkaktoi tërmeti e tsunami i 11 marsit të kaluar”.
Peshku ton 269 kg shitet 736 mije dollare ne Tokio (Video)







Një peshk ton i kuq me peshë 269 kg, i peshkuar në brigjet e Japonisë, është shitur 56.49 milionë jen (736 mijë dollarë) në ankandin e parë të organizuar këtë vit në tregun e Tsukijit në Tokio.

Çmimi ka thyer rekordin e vitit të kaluar, që ishte 32.49 milionë jen. Megjithëse peshku është cilësuar gjithmonë si diçka që vlerësohet, çmimi në fjalë reflekton më shumë karakterin prestigjioz të ankandit të parë në Tsukiji, që konsiderohet tregu më i madh i peshkut në botë.

Blerësi i tij është Kiyoshi Kimura, president i restoranteve të njohura të sushit “Kiyomura Co”. ‘Doja të rigjallëroja Japoninë – ka shpjeguar Kimuar – dhe të ndihmoja vendin të ngrihej nga kriza që shkaktoi tërmeti e tsunami i 11 marsit të kaluar”.

Toni i shitur u kap në brigjet e Omas, në prefekturën e Aomorit, në veri të zonës së goditur nga katastrofat natyrore të vitit të kaluar. (Telegraph)

Publikuar: 05.01.2012 | 15:55
Lexuar: 300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime