E shtunë, 25.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri në mbarim të vitit nuk do të rriten kamatat e bankave, paralajmëron numir një i Stopanska Bankës, Gligor Bishev. Sipas tij, banka për momentin ka tepricë të hollash prej 100 milion eurosh që mund të jepen për ekonominë, por edhe për qytetarët në formë të kredive.
Bankata nuk do t'i rritin kamatat














Deri në mbarim të vitit nuk do të rriten kamatat e bankave, paralajmëron numir një i Stopanska Bankës, Gligor Bishev. Sipas tij, banka për momentin ka tepricë të hollash prej 100 milion eurosh që mund të jepen për ekonominë, por edhe për qytetarët në formë të kredive.

“Po që se nga bota e jashtme vijnë mjete më të konsiderueshme financiare mund të hapet procesi edhe i zvogëlimit të shkallëve të kamatave”, thotë Gligor Bishev, drejtor i përgjithshëm i Stopanska Banka.

Bishev paralajmëron se do të përfshihen në financimin e ekonomisë që e paralajmëroi qeveria si një nga masat kundër krizës. Do të plasohen mjete për firmat nga linja kreditore e Bankës Investuese Evropiane.
“Stopanska Banka do ta shfrytëzonte këtë linjë kreditore për t'i financuar nevojat e “mjeteve qarkulluese” dhe nevojat e kapitalit fiks me çka, përpos mjeteve nga banka investuese evropiane, do të shfrytëzonte mjetet e veta plotësuese”, shton Gligor Bishev.

Ndërkaq, masa më e rëndësishëm kundër krizës e Qeverisë për kreditimin e ekonomisë parashikon 100 milion euro që shteti i mori hua nga Babka Investuese Evropiane që të lëshohen në ekonomi me kamatën vjetore prej maksimum 6 për qind. Një pjesë e të hollave që do t'i marrin firmat do të jenë nga huaja shtetërore, kurse një pjesë e të hollave do t'i sigurojë vetë banka. Kështu pritet që kreditimi i përgjithshëm i firmave të arrijë 180 milion euro.

Stopansak Baka sot bëri të ditur se e mori çmimin prestigjioz të revistës së njohur botërore “Evro –mani” si bankë më e mirë në Maqedoni për vitin 2008.
Goran Temenugov

Publikuar: 16.07.2009 | 07:43
Lexuar: 1398 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime