E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Filmi na sjell imazhin e ish –kryeministres edhe në ditët tona, si një grua në moshë, por domos gjithçka është e përqëndruar në jetën e saj politike.
Rrėfehet Streep: E admiroj Thatcher








Rrugëtimin e premierave të filmit të saj më të fundit, aktorja Meryl Streep e ka ndalur në Britani dhe ka rrëfyer nga tapeti i kuq se ajo e adhuron personalitetin e ish-kryeministres të vendit të saj, Margaret Thatcher të cilën e ka portretizuar më së miri në filmin “The Iron Lady”.

Aktorja 62-vjeçare, një legjendë e kinemasë botërore pavarësisht komenteve të ndryshme që ka pasur për interpretimin e saj në film, Streep është shprehur: “Unë adhuroj shumë prej cilësive të saj megjithëse nuk jam dakord me shumë prej politikave të saj, por megjithatë vijoj të mendoj se udhëtimi në jetën e saj ka qenë i jashtëzakonshëm për mua.

Kur interpreton një karakter lë jashtë gjykimet që ke për të dhe përpiqesh t’i afrohesh sa më shumë të mundesh, sidomos një personaliteti që ka lënë gjurmë në historinë botërore, bën të pamundurën t’i afrohesh sa më shumë të jetë e mundur të vërtetave të saj”.

Filmi na sjell imazhin e ish –kryeministres edhe në ditët tona, si një grua në moshë, por domos gjithçka është e përqëndruar në jetën e saj politike.

Pas premierës londineze, filmi “Gruaja e hekurt” që sjell në kinema një epokë të rëndësishme në historinë e Britaninë së Madhe do të nisë projeksionin më 6 janar në kinema.

Ndërsa aktorja Meryl Streep e cila në muajin shkurt do të nderohet me “Ariun e Artë” në Berlin Film Festival për arritjet e saj gjatë karrierës, mendohet si edhe një ndër pretendentet kryesore për trofeun OSCAR, nominimet për të cilat do të publikohen këtë 24 janar.

Publikuar: 05.01.2012 | 16:21
Lexuar: 249 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime