E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori amerikan Filip Riker sot ishte për vizitë në komunat Zhelinë dhe Bogovin në takim me kryetarët e rinj të komunave dhe pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale. Sipas Rikerit vizitat janë vazhdim i aktiviteteve parazgjedhore kur ka premtuar se do të vijë të shihet me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale.
Ambasadori Riker pėr vizitė nė Zhelinė












Ambasadori amerikan Filip Riker sot ishte për vizitë në komunat Zhelinë dhe Bogovin në takim me kryetarët e rinj të komunave dhe pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale. Sipas Rikerit vizitat janë vazhdim i aktiviteteve parazgjedhore kur ka premtuar se do të vijë të shihet me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale.

"Bisedova për sfidat dhe vizionin e kryetarit të komunës për zhvillimin e komunës. Kam biseduar edhe me kandidatët për kryetarë komune, për shkak se siç theksova, të gjithë i konsideroj për udhëheqës të bashkësisë. Të gjithë ata që kanë pjesë dhe ide të tyre për zhvillim të komunave", tha ambasadori amerikan Filip Riker pas takimit me kryetarin e komunës së Zhelinës.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi theksoi se Riker është i vetmi ambasador ose politikan në shtet i cili për disa muaj dy herë e ka vizituar komunën. "Komuna ka disa borxhe të mëdha, por do të angazhohem që të realizohen të gjitha projektet dhe do të përgatisë plan për zvogëlim të borxhit", tha Izairi.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse edhe SHBA-ja në një të ardhme të afërt do ta ndjekë shembullin e Bashkimit Evropian dhe do ta lehtësojë regjimin e vizave për Maqedoninë, ambasadori amerikan u përgjigj se i tërë procesi është i kontrolluar nga Kongresi dhe ligjet e tyre. "Për atë se si të veprohet regjim pa viza me SHBA-në duhet ta ndiqni përvojën e vendeve-anëtare të BE-së për të cilat nuk nevojiten viza", tha Riker.

Ai e përshëndeti rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave dhe theksoi se kjo është dëshmi se kur ka qëllim dhe punohet në realizimin e tij i njëjti është i realizueshëm.

Publikuar: 16.07.2009 | 20:56
Lexuar: 609 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime