E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregojn se në eksport, më e madhe është pjesëmarrja e katalizatirëve të bartësve me metale të fisnikëruara apo bashkëdyzime të tyre, feroniklit, prodhimeve nga hekuri dhe çeliku, veshjes dhe përpunimeve nga nafta.
Kėmbimi tregtar me jashtė prej janarit deri nė nėntor tė vitit tė kaluar - 10,463 miliardė dollarė




Këmbimi tregtar i Maqedonisë me botën e jashtme në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar paraqet 10.463.682.000 dollarë. Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në njëmbëdhjetë muajt e vitit 2011 paraqet 4.073.620.000 dollarë, ndërsa e importit 6.390.062.000 dollarë. Mbulesa e importit me eksport është 63,7 për qind. Deficiti tregtar paraqet 2.316.442.000 dollarë, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregojn se në eksport, më e madhe është pjesëmarrja e katalizatirëve të bartësve me metale të fisnikëruara apo bashkëdyzime të tyre, feroniklit, prodhimeve nga hekuri dhe çeliku, veshjes dhe përpunimeve nga nafta.

Në import më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legura e platinës, të papëërpunuara apo pluhur, nafta e papërpunuar, automjetet motorizuese për transport të personave dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar-nëntor të vitit 2011, pjesëmarrje më të madhe në eksportin e mallrave kanë vendet-anëtare të Bashkimit Evropian me 60,7 për qind dhe vendet nga Ballkani Perëndimor me 27,8. Në import të mallrave gjithashtu më e madhe është pjesëmarrja e vendeve-anëtare të BE-së me 54,5 për qind, ndërsa me 26,6 për qind janë përfaqësuar vendet në zhvillim.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumti tregton me Gjermaninë, Serbinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Italinë. Këmbimi me ato vende është 44,1 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar.

Publikuar: 06.01.2012 | 12:11
Lexuar: 1344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime