E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Priftërinjtë nga kisha kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" do t'i shenjtërojnë degët e buzmit, naforën, çajin dhe rakinë. Në pllajën para tempullit falas do të ndahen degë të buzmit.
Besimtarėt ortodoksė festojnė Buzmin






Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë Buzmin, ditën para festës së madhe, Krishtlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubimin para Kishës kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku kumbarëve të sivjetmë - kryetarit dhe themeluesit të Këshillit për festimin e Buzmit Borçe Petrushevski dhe koordinatorit Aleksandar Panovski do t'u dorëzohet qypi i buzmit.

Manifestimi, zakonisht fillon me ngritjen e flamurit të buzmit. Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, z.z. Stefani saktë në mesditë me fjalim rasti do t'u drejtohet qytetarëve të Shkupit dhe do t'ua dorëzojë qypin kumbarëve-buzmistë të rinj.

Priftërinjtë nga kisha kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" do t'i shenjtërojnë degët e buzmit, naforën, çajin dhe rakinë. Në pllajën para tempullit falas do të ndahen degë të buzmit.

Takimi përfundon me aktin e pranimdorëzimit të qypit dhe ndarjen e pogaçes me monedhën e artë, që konsiderohet se do t'i sjell fat gjatë vitit atij që do t'i bie.

Natën para Buzmit në mëhallat e Shkupit dhe në vendet e tjera të banuara në Maqedoni u mbajtën tubime popullore me ndezjen e zjarreve të buzmit. Herët në mëngjes lindjen e Krishtit e paralajmërojnë fëmijët kolendarë të cilët shkojnë nëpër shtëpi dhe këndojnë këngë kolendare.

Krishtlindjet festohen në përkujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është e ëma e të gjitha festave tjera kishtare, sepse me Lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i epokës së re.

Publikuar: 06.01.2012 | 13:32
Lexuar: 226 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime