E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Italia, Gjermania dhe Franca do të ecin së bashku për të eliminuar të gjitha dyshimet që karakterizojnë eurozonën. Do të vijojmë në mënyrë intensive këtë bashkëpunim konstruktiv ka thënë kryeministri italian Mario Monti, pas takimit me kryeministrin dhe presidentin francez, Fillon e Sarkozi.
Sarkozi, Monti dhe Merkel, takim nė Romė





Italia, Gjermania dhe Franca do të ecin së bashku për të eliminuar të gjitha dyshimet që karakterizojnë eurozonën. Do të vijojmë në mënyrë intensive këtë bashkëpunim konstruktiv ka thënë kryeministri italian Mario Monti, pas takimit me kryeministrin dhe presidentin francez, Fillon e Sarkozi.

Rreziku kryesor i kësaj krize është lindja dhe zhvillimi i një keqkuptimi të thellë mes vendeve anëtare të BE-së, si dhe rikthimi i paragjykimeve mes Jugut dhe Veriut të Evropës, mes shteteve të reja dhe të vjetra.

Mario Monti ka folur edhe për vështirësitë ekonomike që po has kontinenti i vjetër. Kriza e borxheve ka evidentuar dobësinë e Evropës.

“Çekuilibri i krijuar në Eurozonë në terma të financave publike nuk është vetëm problem i Eurozonës”, është shprehur Monti, edhe SHBA, BM dhe Japonia kanë borxhe publike të theksuara, por dallimi është, ka thënë ai, është se Bashkimi Evropian (BE) ka ç’ekuilibra të brendshëm.

Për kryeministrin italian, euro nuk është një element ndarje mes vendeve. Duhet të shmangim atë çka lindi për të bashkuar evropianët, të kthehet në një faktor ndarjesh dhe nëse nuk parandalojmë krizën në Eurozonë, ekziston rreziku i ndarjes, ka thënë kreu i ekzekutivit italian.

Pas një dreke pune me kryeministrin e Francës, Francois Fillon, Mario Monti është takuar edhe me presidentin Nikolas Sarkozi, ku më pas kanë dalë edhe në një konferencë për shtyp.

President i Francës, Nikolas Sarkozi u shpreh se: “Mbi BE ekziston një identitet perfekt i pikëpamjeve. Besojmë në Euron dhe Evropën dhe është e domosdoshme që çdo kush nga ne të marrë vendimin e duhur”.

Ndërsa, kryeministri italian, Mario Monti tha se: “Jemi dakord mbi faktin se në një fazë kaq delikate për BE dhe Eurozonën është thelbësore që çdo vend anëtar të kryejë deri në fund atë që duhet për të konsoliduar bilancet dhe reformat”.

Të dy liderët kanë shprehur solidaritetin e fortë që ekziston mes Francës-Italisë dhe Gjermanisë. ndërsa kanë fiksuar takimin e radhës në Romë më 20 janar, ku do të jetë e pranishme edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Një takim trelateral i cili do të fokusohet mbi çështjet ekonomike dhe do të përgatisë terrenin për samitin e radhës së Eurogrupit në Bruksel, më 23 janar dhe Këshillit Evropian më 30 janar.

Publikuar: 07.01.2012 | 00:54
Lexuar: 296 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime