Rruga nga Tetova për në Jazhincë është e pakalueshme nga fshati Odër deri në Jazhincë në kufij me Kosovën. Poashtu, sqaron policia e Tetovës se janë të bllokuar nga era e fuqishme e përcejllur edhe me bore edhe rruga Tetovë-Gurgurnicë.
Policia e Tetovës, njofton qytetarët e Tetovës dhe qytetarët e të gjithë qyteteve tjera se rrugët në disa akse janë bllokuar nga era e fuqishme dhe nga bora.
Rruga nga Tetova për në Jazhincë është e pakalueshme nga fshati Odër deri në Jazhincë në kufij me Kosovën. Poashtu, sqaron policia e Tetovës se janë të bllokuar nga era e fuqishme e përcejllur edhe me bore edhe rruga Tetovë-Gurgurnicë.
Disa vetura janë të bllokuara në rrugë, ndërsa bëhen përpjekje që të zhbllokohet rrugët për raste urgjente.
Policia e Tetovës apelon që të mos udhëtohet edhe në aksion rrugor Tetovë-Kodra e Diellit dhe akset rrugore që janë të bllokuara.