Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti priti sot në takim zyrtarë parlamentarin dhe njëherit zëvendës-kryetarin e komisionit për çështje evropiane të Bundestagut gjerman Kurt Bodevig.
Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti priti sot në takim zyrtarë parlamentarin dhe njëherit zëvendës-kryetarin e komisionit për çështje evropiane të Bundestagut gjerman Kurt Bodevig.
Në një atmosferë miqësore, siç thuhet në kumtesë u biseduan tema tëe ndryshme që kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes se Ohrit, ekonominë dhe investimet, procesin e kontestit të emrit me Greqinë, proceset e integrimit te vendit, politika e jashtme etj.
Bodevig ne veçanti shprehu interesimin e tij deri ne detaje për procesin e implementimit të Marrëveshjes se Ohrit dhe siguroi kryetarin Ahmeti se Gjermania gjithmonë do te jetë mike dhe përkrahëse e Maqedonisë dhe se implementimi i plotë i ligjeve qe burojnë nga kjo Marrëveshje është prioritet, se rruga e vetme për te ardhmen e Maqedonisë si shtet multietnik po ashtu edhe për marrëdhënie te mira mes komuniteteve, ne rastin konkret te dy komuniteteve me te mëdha dhe se integrimi i vendit ne strukturat e NATO-s dhe UE, fillon po nga ky dokument.
Kryetari Ahmeti njoftoi Bodevig me ecuritë pozitive në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, me çrast nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm që bëhet në këtë drejtim dhe se ka akoma shume çka për t'u bërë.
Procesi i bisedimeve dhe kontesti i emrit me Greqinë ishte poashtu temë e rëndësishme, me ç'rast bashkëbiseduesit ndanë mendimin se kompromisi i dyanshëm dhe zgjedhja sa më e shpejtë e këtij kontesti do te nënkuptonte edhe integrim sa më të shpejtë të vendit dhe përfitim të datës për fillim te bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në strukturat Veriatlantike.
Ahmeti ritheksoi edhe një herë nevojën e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së dhe shteteve të BE-së ne veçanti të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë se Madhe në këtë proces si shtete me të kaluar të hidhur por që gjithë atë përvoje të hidhur e kaluan për të ndërtuar të ardhmen dhe se kjo duhet të jetë shembull i ndërtimit të vlerave edhe tek ne sepse bashkëbisedimi dhe kompromisi janë vlera të rëndësishme dhe vitale në procese vendimtare për te ardhmen e shoqërive, shtohet mëtej në kumtesë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi lartë angazhimin e deritanishëm të Gjermanisë në Maqedoni dhe kërkoi që ky angazhim të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve përfundimtare që nënkupton anëtarësimin në NATO dhe BE.
Ekonomia dhe mundësitë për investime ishin gjithashtu teme e rëndësishme mes bashkëbiseduesve.