E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Afër tridhjetë të rinj të Strugës mbrëmë dëshmuan se barrierat etnike, religjioze dhe gjuhësore zhduken para tingujve të rok muzikës.
Muzika theu barierat etnike mes tė rinjėve nė Strugė







Afër tridhjetë të rinj të Strugës mbrëmë dëshmuan se barrierat etnike, religjioze dhe gjuhësore zhduken para tingujve të rok muzikës. Nxënësit e dy shkollave të mesme të Strugës, “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo” nëpërmjet shoqërimit dhe muzikës, dërguan porosi të fortë se së bashku munden edhe më shumë. Florati, Maria, Igori, Arijeta dhe shokët thonë se shoqërimi i ndërsjellë i ka ndryshuar qasjet e tyre ndaj tjerëve.
“Muzika është diçka që na bashkon. Të gjithë njerëzit dëgjojnë muzikë dhe nëpërmjet saj çdokush do që të dërgojë porosi. Kjo është mënyra më efektive për t'u bashkuar dhe të na jep energji, të afrohemi dhe të mos ketë më konflikte mes nesh”, shprehet Florati, nxënës i shkollës së mesme "Ibrahim Temo".
“Nuk ka më konflikte mes nesh. Të gjithë jemi bashkë, të gjithë jemi një”, thotë Maria, nxënëse e shkollës së mesme "Niko Nestor".
“Më të vjetrit do t'i kisha porositur që rok&roll-in ta kuptojnë si muzikë, e cila tejkalon çdo kufi dhe paragjykim. Kjo është një “pikë” shpresë se mundemi më shumë”, porosit Igori.
“Nuk është me rëndësi se a jemi maqedonas apo shqiptarë, me rëndësi është muzika dhe porosia”, thotë Taulanti.
Të rinjët nuk kanë paragjykime nëse shqiptarët apo maqedonët janë më të mirë në rok&roll.
“Kjo nuk ka lidhje. Ne tani shoqërohemi dhe jemi shokë. Dua t’ju them të gjithëve se duhet të shoqërohemi me maqedonasit sepse jetojmë me ta këtu në Strugë”, thotë Arijeta.
Motoja e këtij rok manifestimi ka qenë “Për paqe dhe miqësi”. Këtë e organizuan nga organizata joqeveritare Civil.
“Me anë të këtij projekti donim të tregojmë se të rinjtë dinë më mirë t'i tejkalojnë problemet sesa ata që thirren të bëjnë këtë dhe ta udhëheqin këtë komunë”, thkeson Xhabir Memedi nga O.J. Civil.
Ahengun i djeshëm muzikor u përshëndet nga i gjithë qyteti. Në një atmosferë të shkëlqyeshme dhe me punë të lodhshme, dy rok grupet banorëve të Strugës iu përgatitën kënaqësi të vërtetë dhe shoqërim, i cili shpresojmë se do të vazhdojë edhe pas pushimit veror.

Miki Trajkovski

Publikuar: 17.07.2009 | 05:24
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime