Në Tetovë dhe rrethinë, si shkak i erës, pa energji elektrike kanë mbetur disa shtëpi, ndërsa ka pasur edhe fshatra të tërë të cilët kanë qenë në terr që prej orës 4 të mëngjesit.
Çati të rrënuara, xhama të thyer, tela të këputur dhe transformatorë të dëmtuar. Kjo ishte pamja dhe bilanci i erës së fuqishme që përfshiu mbrëmë vendin.
Në Tetovë dhe rrethinë, si shkak i erës, pa energji elektrike kanë mbetur disa shtëpi, ndërsa ka pasur edhe fshatra të tërë të cilët kanë qenë në terr që prej orës 4 të mëngjesit. Një ndër ta është edhe fshati Trebosh i cili që nga 12:00 e natës nuk kishte energji elektrike.
Prej pas 12 të natës nuk kemi rrymë ende.
Ka defekt gjatë ditës. Do e riparojnë defektin kështu na thonë! Katastrofë jemi spunon asgjë as aparate asgjë, defekte plot! Kur vjen ditës intensiteti i madh digjen.
Rrymë skemi prej mëngjesi pra diku rreth orës 4, vjen me ndërprerje por edhe kur vjen si me mos ardhë vjen me tension të ulët kemi probleme me teknikën e bardhë aparaturën këtu duhet të intervenohet.
Sipas zëdhënëses së EVN-së, pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra të Gostivarit, për shkak të rrëzimit të linjës 10 kilo-vatëshe në këtë rajon. Ekipet e EVN-së janë duke punuar intensivisht për kapërcimin e këtij problem, por era e fuqishme rëndon punën e tyre.
Era e forte, prej mbrëmë ka bllokuar në tërësi edhe rrugën nga fshati Odër për në Jazhincë, duke lënë disa vetura të bllokuara në mes të rrugës. Ndërsa pjesëtarët e Sektorit të Punëve të Brendshme, kanë ndaluar makinat që vijnë nga qyteti, të mos hyjnë në rrugën që të çon në Jazhincë.
Bashkim Sulejmani