Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM-it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i prëshëndetur me përshëndetjen e gëzuar krishti u lind.
Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë Lindjen e krishtit - Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë sot mbahn liturgji të krishtlindjeve. Shënimi qendror u mbajt në Kishën "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku arqipeshkvi z.z. Stefan shërben liturgjinë festive.
Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM-it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i prëshëndetur me përshëndetjen e gëzuar krishti u lind.
"Me lindjen e djaloshit nga Betlehemi u kumtua gëzimi i papërsëritur, sepse ndriçoi drita e mendjes dhe u lajmërua e vërteta se Zoti nga dashuria u lind si njeri - si Njeri i Zotit. Kështu, në Djalin e Zotit e pamë pamjen e njeriut të përsosur dhe përmes Tij na u zbulua kuptimi i ekzistimit të njeriut dhe botës.
Në të vërtetë, çdo ngjarje e lidhur me të vërtetën e zbuluar të Zotit është mrekulli, e përmes lindjes së krishtit e prekim mrekullinë më të madhe në qiell dhe në tokë, në historinë dhe përjetësinë, mrekullinë e Lindjes së Zotit", thuhet mes tjerash në fjalimin e arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit me rastin e Krishtlindjeve.
Kreu shtetëror i Liturgjisë së Krishlindjeve në "Shën Kliment Ohridski"
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski sot morën pjesë në festimin qendror të Krishtlindjeve në Kishën "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku Arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefan do të shërbejë liturgjinë e rastit.
Ivanov, Veljanovski dhe Gruevski pas përfundimit të liturgjisë qytetarëve të besimit ortodoks ua uruan Krishtlindjet dhe u dëshiruan shëndet, lumturi, sukses dhe qetësi.
"Të gjithë besimtarëve ortodoks ua uroj festën e madhe krishtere, Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet dhe u dëshiroj shëndet, shumë gëzim dhe sukses në mbarë vitin. Siç jemi të bashkuar dhe kompakt gjatë festave, kështu të jemi tërë vitin dhe në harmoni ta presim Lindjen e re të Krishit", tha Ivanov dhe i përshëndeti krishterët ortodoks me përshëndetjen tradicionale "Krishti u lind".
Urime deri tek të gjithë krishterët ortodoks dhe qytetarët në shtetin dërgoi edhe kryeministri Gruesvki me dëshirë për shumë shëndet, qetësi, lumturi dhe suksese në këtë vitë.
"Të kemi më shumë maturi dhe qetësi në këto ditë të vështira në krizat ekonomike botërore. Të gjejmë mënyrë që t'i tejklalojmë problemet dhe të dalim më të fuqishëm nga ato. Krisgti i lind, me të vërtëtë lindi, tha Gruesvki duzke theksuar se këtë vit paraja në darkën e Krishtlindjeve ka rënë tek gruaja e tij", Borkica.
Liturgji me rastin e Krishtlindjeve sot u mbajtën në të gjitha kishat orotodokse të KOM-it në vend dhe jashtë vendit.
Urim nga kryetar i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e Krishlindjeve
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dërgoi urim me rastin e festës së madhe ortodokse Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë të besimit ortodoks.
"Krishlindjet janë festë e cila në thelb e shënon besimin në Zot dhe në jetë dhe transmeton porosi për më të mirën në besimin, shpresën, respektin, dashurinë dhe paqen. Në mënyrë tradicionale, festat fetare në Maqedoni festohen nga të gjithë qytetarët në tolerancë shembullore dhe mirëkuptim për shkak se këto vlera njerëzore i kërkon edhe besimi nga të gjithë ne dhe ne çdoherë gjejmë forcë dhe vullnet që të festojmë së bashku. Krishtlindjet, gjithashtu janë një ndër festat e cila sjell paqe, gëzim dhe lumturi të cilën të gjithë besimtarët e dërgojnë me urime dhe dëshira deri tek të tjerët për çka më mirë një të nesërme të përbashkët. Për këtë, më lejoni që edhe një herë t'ju uroj të gjitha të mirat në jetë me rastin e kësaj feste të madhe ortodokse", thuhet në urimin e Ahmetit.