E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Martesa masive ndodhi në Harbin, rajonin që çdo vit mbahet Festivali i Akullit dhe Borës. Temperaturat ishin minus 13 gradë, ndaj, të dashuruarve iu desh që sipër kostumit dhëndëror dhe fustanit të mbanin edhe guna të trasha prej leshi.
Kinė, dasma masive nė festivalin e akullit







Festivali i Akullit dhe botës në Kinë shënoi kulmin me martesën njëkohësisht të 18 çifteve. Të sapo martuarit nuk ishin kinezë, por edhe nga vende të ndryshme të botës.

Martesa masive ndodhi në Harbin, rajonin që çdo vit mbahet Festivali i Akullit dhe Borës. Temperaturat ishin minus 13 gradë, ndaj, të dashuruarve iu desh që sipër kostumit dhëndëror dhe fustanit të mbanin edhe guna të trasha prej leshi.

Në vend të takave të larta, shumë nga nuset kishin veshur çizme të gjata. Në tapetin e kuq të paradës ato shoqëroheshin nga këngë dhe valle tradicionale. Pas shkëmbimit të betimeve për njëri tjetrin, ata përqafuan njëri tjetrin nën një ylber ngjyrash. Një dasmë e tillë, ishte e pa imagjinuar më parë për një cift nigerian, të cilët vetëm në televizion e shohin borën.

"Në Nigeri, në Afrikë nuk ka bore. Prandaj edhe ky mot na duket kaq interesant. Edhe pse është ftohtë jashtë, brenda është ngrohtë, zemrat tona janë të ngrohta. Jam e lumtur për këtë përvojë kaq të bukur", u shpreh Olanike Popoola, nusja.
Kinë, dasma masive në festivalin e akullit

Nën sytë mbrojtës të perëndeshës gjigante të krijuar nga bora, dhëndëri kinez Li Feng i vendosi në gisht unazën nuses së tij Bai Yun. Ata prisnin me padurim radhën e martesës së tyre.

"Megjithëse kanë ardhur shumë njerëz në këtë martesë grupore, përsëri dasma shkoi më mire nga çfarë e kishim pritur . Nuk na shkoi përpjekja kot. Edhe pse moti është I ftohtë, Brenda ne ndihemi shumë ngrohtë dhe tepër të emocionuar", tha Li Feng, dhëndër.

Pastaj, në katin e borës artificiale, çiftet pozuan për fotografitë e dasmës, e cila edhe pse nuk ishte individuale, prapëseprapë mbetej unike. Admir Qose
Kinë, dasma masive në festivalin e akullit

Publikuar: 07.01.2012 | 19:23
Lexuar: 319 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime