E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një martesë ideale mund të jetë martesa e cila përfshin një balancë mes mendjes, shpirtit dhe trupit. Pra pyetja që bëhet është: Cili nga këta komponentë ndikon më shumë në krijimin e një martese të mirë apo të keqe
Martesa ideale njė balancė mes mendjes, shpirtit dhe trupit
Një martesë ideale mund të jetë martesa e cila përfshin një balancë mes mendjes, shpirtit dhe trupit.
Pra pyetja që bëhet është: Cili nga këta komponentë ndikon më shumë në krijimin e një martese të mirë apo të keqe. Vetë jeta e përditshme, situatat në të cilat mund të gjendet gjithkush kanë treguar se marrëdhënia seksuale dhe pasioni mund të jenë pjesë e çdo marrëdhënieje, ndaj dhe janë shumë të lehta për t’u arritur. Çdo gjë tjetër kërkon një besim të madh, intimitet dhe lidhje të fortë mes partnerëve. Kur elementi fizik mungon apo pengohet nga çfarëdo arsye, është akoma më e rëndësishme të mbrohen elementët e tjerë. Me kalimin e viteve trupi i individit ndryshon, po kështu ndryshojnë edhe nocionet e njeriut për dashurinë romantike dhe seksuale. Pra në vitet e para të martesës çiftet kishin nevojë të dallonin rëndësinë e të qenit personi më i dashur i tij, apo edhe ndërtimi i interesave të përbashkëta, stimulimin e njëri-tjetrit nga ana intelektuale. Por, në fakt, jeta seksuale e një çifti ka tendencën të shuhet përpara dashurisë së tyre për një tjetër. Dhe nëse kjo arrihet me sukses njerëzit do të kuptojnë se jeta mbart disa gëzime më të kënaqshme se sa periudha e plakjes me partnerin.

Truri dhe mesazhet seksuale

Sipas studimeve është arritur në përfundimin se truri “dobësohet” kur merr mesazhe seksuale. “Kur vjen fjala për të përpunuar informacionin seksual, truri ka tendencën që t’i marrë gjërat shtruar”, thotë James Geer, studiuese në universitetin e Louisiana. Sipas saj, fjalët e dykuptimshme, pa fjalë apo fraza që kanë më shumë se një kuptim janë të priruara të marrin më shumë kohë për t’i kundërpërgjigjur nëse ato përdoren në kuptimin seksual. Kërkuesja James Geer ka marrë në studim një sërë fjalish edhe fjalë që mund të ishin seksi apo jo, kjo varej nga konteksti. Më pas më shumë se 200-personave iu treguan shkronja të lidhura njëra pas tjetrës, të cilat duheshin gërmëzuar edhe pse nuk kishin një kuptim apo nuk ishin dëgjuar asnjëherë. Kur fjalia e parë apo fjala ishte seksuale, sidomos meshkujt e kishin më të vështirë për të lexuar “detyrën” se sa kur lexonin një fjalë të përgjithshme. I njëjti fenomen, por jo kaq i dukshëm u vu re edhe tek femrat, pavarësisht moshës së tyre. Duket se në gjuhë, ashtu si edhe në jetë seksi i bën gjërat të vështira. “Njerëzit kanë kaq shumë burime mendore sa që mund të vihen në zbatim të çdo detyre”, thotë studiuesja. “Nëse detyra nënkupton seksin, në emocion kërkon më shumë burime ndaj edhe puna e trurit për të zgjidhur atë që e kemi quajtur detyrë bëhet më e vështirë”, shpjegon Geer. Por edhe pengesat seksuale nuk mund të evitonin ndikimin e tyre. Sa më shumë “shoqërisht të papranuara” konsideroheshin fjalët nga individët, aq më shumë kohë kërkonin ata për të reaguar. Si kundërpërgjigje e gjuhës së rrezikshme individët kanë frikë të japin një përgjigje të përshpejtuar dhe aspak të duhur që mund ta vinte në siklet. Ky “rrezik” bëhej më dukshëm tek femrat, të cilat janë të kushtëzuara nga shoqëria për t’u treguar shumë të kujdesshme ndaj çështjeve të seksit. “Truri i femrave kishte nevojë për më shumë kohë për të dhënë një kundërpërgjigje kur lexonte në fjalë seksin apo diçka që lidhej me të”, shton studiuesja. Njerëzit vendosin përpunimin mendor në pritje për një moment, derisa mendojnë për gjënë e duhur që duhet të thonë sa herë që bie fjala tek seksi.

Nevoja për dikë në krah

Ne kemi nevojë për dikë që ndan me ne ide dhe shije të njëjta, por edhe dikë që na “mbush” boshllëqet në personalitetin dhe aspiratat tona. Më pas një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët që varen nga koha dhe situatat. Faktorë të jashtëm mund të na e errësojnë arsyen kur vjen puna për të zgjedhur një partner; ne mund të jemi pre e presionit familjar, ashtu si dhe social dhe të martohemi tamam me atë që mamaja do të dëshironte për ne, ose të reagojmë në të kundërtën. Gjithashtu, vetëm fakti i të punuarit ditë për ditë dhe në afërsi fizike me dikë shpjegon shumë marrëdhënie që lindin në vendet e punës. Shpesh na ndodh të hasim në njerëz që pas shumë vitesh vendosin të martohen me dikë që nuk është më i bukur, inteligjent, gazmor ose më i sjellshëm se partnerët e mëparshëm. Faktori kohë këtu është shumë thelbësor, pikërisht të takuarit në momentin e duhur.

Keqkuptimet që lindin në largësi

Çdo kush do ta kishte të vështirë të sqaronte keqkuptimet me njeriun e zemrës pa e pasur përballë. Të gjithë këto keqkuptime, largësia, pengesat e ndryshme do të ndikonin negativisht në ndjenjat e partnerëve duke shkaktuar ndarje. Prandaj e rëndësishme është të veprosh në një mënyrë të tillë që të shmangësh keqkuptimet dhe pengesat duke bërë që një marrëdhënie t’i mbijetojë kohës dhe largësisë. Keqkuptimet duhen sqaruar, prandaj mos shko në shtrat pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës të bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjetra thjesht mund të të bënin të qeshje. Dhe pasojat e një zënke që vjen në kushtet e një distance të largët janë vërtet të pakëndshme. Gjithmonë mundohuni që mos e mbyllni komunikimin me të pa e sqaruar keqkuptimin.

Jeta aktive edhe jashtë marrëdhënies

Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t’u keqkuptuar. Mos i lër asnjë shteg që të “notojë” nëpër mendimet e tij të stërholluara që mund ta çojnë në keqkuptime. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrës. Të kesh një lidhje në distancë nuk do të thotë aspak që ti duhet që gjatë gjithë ditës të rrish e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij. Përpiquni të jeni sa më aktive duke mos lënë pas dore as partnerin e as angazhimet dhe argëtimet tuaja. Fakti që partneri juaj është larg nuk do të thotë që ju duhet mbylleni brenda dhe të mos keni jetën tuaj aktive

/kospress/

Publikuar: 17.07.2009 | 06:06
Lexuar: 1249 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime