Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, konfirmoi dështimin e tenderit për Luginën e Vardarit, në të cilin duhej të ndërtoheshin disa hidrocentrale. Sipas tij, tenderi ka dështuar për shkak se në te janë paraqitur vetëm dy kompani, ajo italiane ENEL dhe kompania greke PSS.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, konfirmoi dështimin e tenderit për Luginën e Vardarit, në të cilin duhej të ndërtoheshin disa hidrocentrale. Sipas tij, tenderi ka dështuar për shkak se në te janë paraqitur vetëm dy kompani, ajo italiane ENEL dhe kompania greke PSS. Dështimi i tenderit javën që vjen pritet kumtohet edhe nga Komisioni Qeveritar i themeluar për ketë çështje.
Ju e dini se ky ankand është shpallur në bazë të ligjit për koncesione dhe atij për patneritet publik privat, dhe sipas tij është dashur që minimum tre kompani të paraqiten në tender. Ndërkohë ne e kemi ndryshuar ligjin dhe tani sikur sërish të riashpallet ku ankand edhe me dy kompan do të vazhdojë faza e dytë, sqaron Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Në bazë të ligjit për partneritet publik-privat një ankand shpallet i suksesshëm vetëm nëse paraqiten 3 kompani. Sipas procedurave tenderuese, ankandi i ri për Luginën e Vardarit do të shpallet muajin shtator edhe atë në bazë të ligjit të ri për partneritet publik-privat, i cili parashikon që tenderi edhe me vetëm një kompani të paraqitur të shpallet i suksesshëm. Me projektin Lugina e Vardarit, Qeveria ka parashikuar ndërtimin e 12 hidrocentraleve në lumin Vardar me fuqi prej 325 megavat. Ndërtimi i luginës së Vardarit duhej të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa vlera e hidrocentraleve arrin në 1.2 miliardë euro. Ky projekt parashikon që t'i plotësojë të gjitha nevojat për energji elektrike në vend.
Nevzat Mamuti