E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Saraçini shprehet se instrumenti i ‘detyrimit’, me siguri do të nis të funksionojë nga prilli i këtij viti. Por paraprakisht është e nevojshme të bëhen disa ndryshime ligjore.
Instrumenti i detyrimit, jo mė bllokim tė xhirollogarive








Modeli i ri i propozuar nga Qeveria dhe i emërtuar si ‘detyrim’ në fakt do të thotë shmangie nga bllokimi i xhirollogarive në rast se një kompani vonon në pagesën e borxheve ndaj një subjekti afarist.

Kështu sqaron ministri i Ekonomisë Valon Saraçini i cili thotë se mënyra e tillë e pagesës së borxheve do të përmirësojë likuiditetin e ekonomisë vendore. Saraçini shprehet se kjo në fakt, do të thotë se kompanitë mund t’i shlyejnë borxhet njëra me tjetrën pa patur nevojë që të përfundojnë me vendime gjyqësore si deri më tani.

Saraçini shprehet se instrumenti i ‘detyrimit’, me siguri do të nis të funksionojë nga prilli i këtij viti. Por paraprakisht është e nevojshme të bëhen disa ndryshime ligjore.

“Çfarë praktikisht do të thotë kjo? Për shembull nëse kompania A ka borxh ndaj kompanisë B në këtë mënyrë kompania A do të nënshkruajë detyrimin dhe do ta deponojë detyrimin me çka kompania B në çdo moment mund t’a paguajë borxhin duke tërhequr mjetet nga kompania A”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Ministri Saraçini thotë se modeli ri i shlyerjes së borxheve vjen si kërkesë e biznesmenëve të cilët i kërkuan Qeverisë një instrument të ri pagese me të cilin do të rritej likuiditeti i firmave.

“Dukshëm do të rritet disciplina financiare e kompanive në vend, do të zvogëlohen mardhëniet kreditore debitore mes kompanive dhe do të zvogëlohet numri i bllokimit të xhirollogarive të kompanive. Në këtë mënyrë likuiditeti do të fitojë sasinë e saj reale dhe objektive që ka ekonomia ndërsa ne do të fitojmë një pasqyrë reale dhe precize të furnizsmit të ekonomisë me para, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Me instrumentin e “detyrimit” qeveria nuk është përfshirë, që do të thotë se ajo do të vazhdojë vetëm për firmat, por jo edhe për shtetin. “Detyrimi” është bërë sipas modelit kroat për përmirësimin e pagesës. Nevzat Mamuti

Publikuar: 08.01.2012 | 01:39
Lexuar: 1310 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime