E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Amerikanët thanë se shpëtuan marinarët pas më shumë se një muaji si pengje të piratëve. Atyre iu ofrua ushqim dhe karburant për tu kthyer në shtëpi.
Njė gjest humanitar nė kulmin e tensioneve





Ndërsa vëmendja e mbarë botës është drejtuar nga Irani, i cili ka kërcënuar se do bllokojë ngushticën e Hormuzit, një gjest bamirësie është komentuar në mënyra të ndryshme. Marinsat amerikanë kanë arritur të shpëtojnë 13 peshkatarë iranianë, që mbaheshin peng nga piratët somalezë. Vetë Irani tha se ky është një akt humanitar. Ministri i Jashtëm, Ali Akbar Salehi tha se vendi i tij gjithashtu ka pasur raste kur ka shpëtuar marinarët e huaj nga piratët. Por ai shtoi se akte të tilla nuk ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve,

Amerikanët thanë se shpëtuan marinarët pas më shumë se një muaji si pengje të piratëve. Atyre iu ofrua ushqim dhe karburant për tu kthyer në shtëpi.

Peshkatarët amerikanë shprehën mirënjohje, madje njëri tha se dukej sikur amerikanët i kishte dërguar Zoti.

Por agjencia e lajmeve iraniane Fars, shprehu dyshime për operacionin duke thënë se ishte si një film Hollivudi, me një skenar të parapërgatitur.

Ndërkohë mediat theksojnë faktin se Perëndimi po armatoset për një krizë në Iran. Gati është skenari se si do veprohet në rast se Irani bllokon një nga rrugët kryesore të naftës në botë. Bota ka qenë më përpara në situatë të tillë kur Iraku pushtoi Kuvajtin.

Forcat elitare iraniane, të njohur si Garda Revolucionare do nisin një manovër në Hormuz. Ndërkohë amerikanët thonë se janë të gatshëm të përgjigjen ndaj çdo bllokimi. Britanikët nuk kanë përjashtuar mundësinë e sulmit të armatosur. Ata kanë dërguar në Gjirin Persik anijen luftarake më moderne që kanë “HMS Daring”. Destrojeri 1 miliard sterlina ka teknologjinë më të avancuar ushtarake në botë.

Publikuar: 08.01.2012 | 13:37
Lexuar: 246 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nuri dervishi (28/01/2012 14:03:45) kerkoj me delikates qe te behem pjes e diskutimeve per humanizem meqe ne zemren time mretron kjo ndjenje ju flm per mirkuptim

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime