Falë donacioneve të popullit të internetit, enciklopedia mund të mbijetojë. Bashkimi i të mëdhenjve të internetit: Kundër censurës, sajtet do të mbyllen për një ditë
Interneti shpëton Wikipedia-n
Lajmi i parë është se në vitin 2012 do të vazhdojmë ta lexojmë Wikipedia-n, madje ndonjëri prej nesh edhe do ta shkruajë (ekziston në 282 gjuhë të botës), siç ka ndodhur prej 11 vjetësh (vizitohet nga miliona përdorues në botë). Janë pikërisht përdoruesit në fakt që kanë kërkuar diçka të tillë, duke paguar gjithçka me paratë e tyre. Përveç ofertës së bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin dhe bashkëshortes së tij (500 mijë dollarë), për të shpëtuar Wikipedia-n, kësaj nisme i janë bashkuar si gjithmonë edhe donacionet e vogla duke dhuruar nga 5 dollarë. Janë dashur shumë para për të arritur në shumën e 20 milionë dollarëve që gjithashtu është një shifër rekord për enciklopedinë më të madhe online: kjo gjë tregon se edhe në detin e internetit ku duket se gjithçka ndryshon dhe rrjedh vaj, diçka si Wikipedia është drejt fundit. Ndoshta e gjithë kjo situatë ishte parashikuar nga ata që e njohin mirë internetin, pavarësisht apelit të themeluesit Jimmy Wales, i cili e kishte bërë në nëntor. Tashmë Wikipedia është shndërruar në shtyllën mbajtëse kryesore të internetit (është vendi ideal për të filluar një kërkim në internet dhe më i keqi për ta mbyllur, sipas një përcaktimi që merr parasysh edhe disa limite të këtij prodhimi të jashtëzakonshëm të zbulimit kolektiv).
Lajmi i dytë nuk është kaq i bujshëm. Në Itali donacionet janë dyfishuar në krahasim me vitin 2010, ose ndoshta janë trefishuar (shifrat e sakta do të jepen këto ditë). Për të pasur një ide më të qartë tani e tutje, duhet të kemi parasysh që në nivel botëror rritja ka qenë afërsisht 25% (pra nga 16 në 20 milionë).
Në Itali, rritja ka qenë vërtet mbresëlënëse, nga 300 mijë dollarë në pothuajse 1 milion dollarë, thotë e entuziazmuar përgjegjësja e Wikimedia-s italiane Frida Brioschi. Përse ndodhi kjo? Një shenjë e kishte dhënë vetë Jimmy Wales kur kishte shkuar në Bolonjë, në nëntor për një konferencë: Ndoshta këtë vit në vendin tuaj do të kemi një bum donacionesh. Mendoj se pas grevës shumë italianë do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është puna që bëjmë, u shpreh ai.
Në të vërtetë, greva ishte mbyllja e përkohshme e faqeve italiane të Wikipedia-s, gjë që u vendos më 4 tetor të vitit të kaluar për të protestuar kundër një ligji qesharak që rrezikonte ekzistencën e vetë Wikipedia-s. Ai vendim ishte i jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e Wikipedia-s. Do të jemi gjithmonë neutralë, por asnjëherë nuk do të tërhiqemi nëse do të bëhet fjalë për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe aksesin e internetit, kishte thënë Wales, për të nxitur më shumë polemikat e brendshme. Po të shoshim sot, ajo zgjedhje nuk ishte vetëm një sukses (ligji jo vetëm që nuk u miratua, por pësoi edhe ndryshime). Ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Në fakt një grevë e dytë, shumë më dramatike, mund të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara dhe të përhapet në të gjithë botën në ditët e ardhshme. Ndryshe do të quhet Greva e internetit. Në fakt me Wikipedia-n do të bashkoheshin edhe Google, Facebook, Yahoo!, Twitter, Foursquare dhe gjigantë të tjerë të internetit. Të gjithë së bashku kundër Sopa, që me shumë gjasa është ekuivalentja amerikane e ligjit qesharak italian. Në këtë rast nuk flitet për zënie: Sopa është një ligj i propozuar që frenon piraterinë online (ose më saktë shkëmbimin e paligjshëm që shkel të drejtën e autorit). Për të arritur këtë qëllim të gjithë janë dakord, përfshi këtu edhe Wikipedia-n. Ndërkaq Kongresi Amerikan po shqyrton normat e ngjashme me ato të propozuara në Itali, që e bëjnë internetin më të lirë dhe më të kontrolluar. Të gjithë duhet të mendojnë se censura është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e autorit të gjigantëve që prodhojnë gjëra të rëndësishme, thekson Geoff Brigham, këshilltari i përgjithshëm i fondacionit Wikimedia.
Lajmi i grevës botërore të internetit nuk është zyrtar, edhe pse në rrjet qarkullon një orë dhe datë: më 23 janar. E vetmja gjë e qartë është se për çfarëdolloj vendimi Jimmy Wales ka bërë gjënë më të zakonshme: ai ka hapur një faqe në Wikipedia ku janë rreshtuar të gjithë elementët për të pasur një ide më të qartë dhe për të kontribuar për vendin.