Çudia vijoi më tej. Ndërsa inspektorët e tatimeve ishin të pranishëm, xhirot e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve dyfishoheshin ose edhe trefishoheshin. Jemi të mirë për biznesin, qesh me ironi njëri nga kontrollorët. Natyrisht mendimi më i keq që të vjen ndërmend është se tre të katërtat është para e fituar në të zezë.
Rreth 80 inspektorë të taksave u nisën një mëngjes herët në vendin mondan të skive Cortina dAmpezzo në Itali. Disa u shpërndanë nëpër hotele, dyqane, restorante, bare, argjendari dhe butiqe. Të tjerë kontrolluan makinat luksoze që ishin parkuar në atë zonë. Ata gjetën 251 makina superluksoze që kushtojnë më shumë se 100 mijë euro si për shembull Ferrari apo Porsche Turbo. Morën shënim targat dhe pyetën zyrat e financave se sa fitonin pronarët e tyre. Rezultati i këtij aksioni në ditën e fundit të vitit ishte befasues. Rreth një e treta e pronarëve të këtyre makinave luksoze fitonte rreth 1800 euro në muaj bruto. Sa vite duhen për të blerë një makinë të tillë?
Çudia vijoi më tej. Ndërsa inspektorët e tatimeve ishin të pranishëm, xhirot e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve dyfishoheshin ose edhe trefishoheshin. Jemi të mirë për biznesin, qesh me ironi njëri nga kontrollorët. Natyrisht mendimi më i keq që të vjen ndërmend është se tre të katërtat është para e fituar në të zezë.
Por kontrollorët janë të mërzitur. Ata akuzohen se janë pjesë e një shteti policor. Vetë partia e Berluskonit ankohet për këto metoda.
Por ky aksion në ish- qytetin olimpik zbulon atë që ekziston kudo në Bella Italia.
45 mijë anije luksoze me minimumi 10 metër gjatësi- i përkasin njerëzve që fitojnë më pak se 20 mijë euro në vit.
Mbi 200 mijë makina që kushtojnë më shumë se 100 mijë euro janë shitur vjet në Itali. Po kujt? Janë vetëm 72 mijë italianë që mund të blejnë një makinë të tillë për shkak se kanë të ardhura më shumë se 200 mijë euro. Por si i bëhet që ka italianë që kanë helikopterë ose edhe avionë privatë, ndërsa fitojnë vetëm 20 mijë euro në vit?
Epo le të themi se disa prej tyre edhe harrojnë sa të pasur janë. Kështu i ndodhi një dentisti në Firence, që kishte harruar se kishte nja 6 milion euro. Apo edhe një sipërmarrësi me pesë shtëpi që po aplikonte për të marrë ndihmën financiare të shkollës, që shteti e rezervon për familjet e varfra.
Shefi i ri i qeverisë në Itali synon që të trajtojë një gjë të tillë. me një reddimetro, që do të masë të ardhurat e njerëzve, ai synon që të sjellë në arkën e shtetit 120 miliard euro. Është para e madhe. Për disa vite dhe mali i borxheve në Itali nuk do diskutohet më. Natyrisht pasojat e një politike të tillë të re do ishin të padurueshme për italianët
*Marrë me shkurtime nga Spiegel