Nga heqja e vizave, ata që pritet të përfitojnë më së shumti, janë studentët, pasi do të kenë mundësi për përfshirjen e tyre në programet studimore dhe hulumtuese të Bashkimit Europian.
Nga heqja e vizave, ata që pritet të përfitojnë më së shumti, janë studentët, pasi do të kenë mundësi për përfshirjen e tyre në programet studimore dhe hulumtuese të Bashkimit Europian.
Duke folur para studentëve në tribunën kushtuar përfitimeve nga heqja e e vizave, zëvendëskryeministri për eurointegrimet Vasko Naumovski dhe ministri i Arsimit Nikolla Todorov thanë se kjo do të ndihmojë në përvetësimin e arsimimit më cilësor.
Rekomandimi i dhënë nga KE-ja për liberalizimin e regjimit të vizave besoj dhe shpresoj që edhe më tepër do të sjellë në përpjekjet e juaja që të fitoni më shumë njohuri, e cila do tu mundësoj në jetën tuaj të arrini më shumë rezultate, të arrini më shumë në karrierën tuaj dhe me atë të kontribuoni në zhvillimin e Maqedonisë., tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.
Me vet aktin e liberalizimit të vizave mund të them se do të ndërrohej kursi i të menduarit i studentëve të Maqedonisë me çka nuk do të kufizoheshin vetëm me atë që do të kërkonin vetëm studime në rajon në vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por tash caku i tyre do të ishin universitetet e Evropës qendrore dhe perëndimore, theksoi Nada Atanasovska, përfaqësuese e ministrisë së Arsimit.
Zëvednëskryeministri për eurointegrimet Vasko Naumovski kërkoi një angazhim më të madh nga të gjitha subjektet politike dhe institucionet shtetërore me qëllim që vendi të fitojë datë për fillimin e negociatave me BE-në
Sinqerisht besojmë në dëshirën dhe angazhimin e të gjitha subjekteve për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe jemi të sigurt se mbështetja e tyre, nuk është vetëm deklarative por do të jetë edhe në hapa dhe angazhime konkrete, shpreson Vasko Naumovski.
Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Hyrja në fuqi e vendimit pritet të jetë më 1 janar të vitit 2010. Qytetarët e Maqedonisë që posedojnë pasaportë bimoetrike do të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Zvicrën dhe Norvegjinë. I njëjti vendim për lëvizje të lirë nuk do të vlejë vetëm për Britaninë dhe Irlandën.
Shkëlzen Aqifi