Erërat e fuqishme, që dje arritën shpejtësinë deri në 90 kilometra në orë, shkulën më shumë drunj dhe në disa vende e dëmtuan rrjetin elektrik.
Ende po ndjehen pasojat e valës së dëborës dhe të erës që gjatë ditëve të kaluara e goditën vendin. Sipas informatave të Lidhjes Auto-Moto, trafiku në shumicën e drejtimeve rrugore edhe sot po zhvillohet me vështirësi, nëpër rrugë të lagështa.
Nga ndërmarrja publike e transportit informojnë se për shkak të kushteve të këqija nëpër rrugë, janë shkurtuar 13 linja periferike të autobusit në Shkup.
Erërat e fuqishme, që dje arritën shpejtësinë deri në 90 kilometra në orë, shkulën më shumë drunj dhe në disa vende e dëmtuan rrjetin elektrik.
Sipas Qendrës për menaxhim me krizat, prej dje pasdite pa energji elektrike kanë mbetur në disa fshatra në rajonin e Zelenikovës, si dhe fshatrat Bojanë, Divle dhe Sushicë. Ndërkohë bëjnë të ditur se në numrin e telefonit për thirrje urgjente nuk janë paraqitur dëme të tjera më serioze. Për ditët e ardhshme nuk priten reshje të reja të dëborës, por duhet të përgatitemi për erëra të fuqishme.
"Gjatë ditës së nesërme do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në orët e paradites në viset veriore të vendit ende do të ketë reshje të dobëta lokale të dëborës, në viset jugore do të jetë mot i ndryshueshëm me periudha të shkurtra me diell.
Të mërkurë pritet përforcimi i erës, veçanërisht përgjatë luginës së Povardaries. Prej të enjtes vranësirat do të jetë zvogëlohen, moti kryesisht do të jetë me diell. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej -9 deri në -2 ", tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandojnë që të mos udhëtohet gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.