Të lumtur më bën përparimi i shqiptarëve në Shqipëri, Kosove, Maqedoni. Gëzohem që rinia jonë çdo ditë ec drejt, arsimohet kurse me pikëllojnë gjërat divijante që një pjese e të rinjve i kopjojnë nga popujt tjerë (përdorimi i lendeve narkotike, alkooli,etj)
Ja kush është Bajram Kadrija, kryetar i komunës Vrapçisht!
Kryetari i komunës, Bajram Kadrija është i lindur me datë 14 dhjetor 1975 në Gostivar. Shkollën fillore e kreu në f. Vrapçisht, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Gostivarit. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tetovës, në fakultetin e Arteve-dega grafikë.
Ka punuar si profesor në shkollën e mesme teknike dhe në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltarë në këshillin e komunës së Vrapçishtit. Në zgjedhjet e 22 marsit, respektivisht 5 prillit 2009, zgjidhet kryetar i komunës.
Jeton në f. Vrapçisht dhe është baba i tre fëmijëve. Është anëtar i BDI-së.
YllPress.com ju sjell një intervistë ndryshe me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit .
YllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?
Bajram Kadrija:- Unë ditën e filloj me një kafe të mëngjesit me bashkëshorten dhe familjen pastaj shkoj në punë ku se pari hap postën dhe pastaj vazhdoj me aktivitetet: pranimin e qytetareve, takime me udhëheqës te sektorëve ne komunë, drejtorë të institucioneve dhe takime tjera të përditshme me institucione tjera siç janë ministritë, kurse në kohë të gjate të ditës jam në vizita të vendbanimeve të komunës ku e lyp nevoja.
YllPress:- Çfarë është familja për ju?
Bajram Kadrija:- Familja për mua është e shenjtë. Unë jam i lidhur me familjen time. Besoj se është tradite e shqiptareve që të jenë të lidhur për familjes jo vetëm të brezit të parë por edhe më gjerë. I respektojë shumë prindërit të cilët në fëmijëri kanë qenë larg vendlindjes dhe tani ne pleqëri mundohem ti nderoj ashtu siç e meritojnë. Me fëmijët punoj qe të jenë shembull në shoqëri dhe kontribues për vendin dhe popullin.
YllPress:- Çfarë është vendlindja për ju?
Bajram Kadrija:- Është vend që nuk zëvendësohet. Ku do që të shkojmë ëndrra ëndërrohen në vendlindje- thënje popullore. Është vend i bukur me bjeshkë, male, lumenj, fusha, fshatra të bukura dhe njerëz të mrekullueshëm.
YllPress:- Çfarë kujtoni nga fëmijëria?
Bajram Kadrija:- Edhe pse shkurt kohë, kujtoj pengesat që bëheshin në çdo sfere të jetës nga ish-sistemi socialist. Më kujtohet kur në shkollën fillore na detyronin ti vendosim kapelat e pioniereve, nuk na lejonin që të agjërojmë, përziheshin paralelet me maqedonasit kur ju kujtohej dhe disa policë mbanin nën presion shume fshatra të rrethit tonë. Këtë gjë edhe sot e kësaj dite e përmend në shumë takime.
YllPress:- Cili është hobi juaj?
Bajram Kadrija:- Hobi im është grumbullimi i artefakteve, enëve, fotografive dhe gjësendeve te vjetra tradicionale, shëtitja ne natyre, bjeshke etj.
YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Bajram Kadrija:- Edhe pse kam pasur mundësinë që të shohë shumë vende, përsëri vendi ynë mbetet me i preferuari.
YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?
Bajram Kadrija:- Të lumtur më bën përparimi i shqiptarëve në Shqipëri, Kosove, Maqedoni. Gëzohem që rinia jonë çdo ditë ec drejt, arsimohet kurse me pikëllojnë gjërat divijante që një pjese e të rinjve i kopjojnë nga popujt tjerë (përdorimi i lendeve narkotike, alkooli,etj). Me një fjalë këto të fundit dhjetëra viteve nuk kanë qenë të pranishme te shqiptaret.
YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?
Bajram Kadrija:- Gjate fundjavës shfrytëzoj kohën që të vizitoj ndonjë nga fshatrat e komunës së Vrapcishtit, takohem me shokë ish-ushtar të UÇK-se, bashkëpunëtor partiak, ndonjëherë ndaj kohe që të jem me familjen.
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Bajram Kadrija:- Ushqimet tradicionale të shqiptarëve.
YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?
Bajram Kadrija:- Dëgjoj muzikë të huaj por më së shumti preferoj muzikën shqiptare popullore si dhe të tjera.
YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?
Bajram Kadrija:- Të angazhohen dhe të jenë përkrahës të bashkimit të vlerave, të punojnë për kombin, të arsimohen, të edukohen ndërsa të jenë kundërshtarë të rreptë të antivlerave, përçarësve, shpifësve dhe njerëzve te cilët gjate kohe e kane mbajtur peng përparimin e popullit shqiptare.