E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

IMM përbëhet nga procesor dybërthamor me maksimum 16 gigabajtë memorie dhe nga sistemi operativ i bazuar në "Linuks". Për transferim nga "Uindous" në IMM shfrytëzuesi duhet thjeshtë të klikojë në ikonën adekuate në ekranin e laptopit.









Kompanie informatike kineze "Lenovo" e promovoi laptopin e parë hibrid "TinkPad Iks 1", i cili paraqet kombinim të disejnit të hollë dhe performansave të shkëlqyeshme me baterinë që zgjat edhe deri më 10 orë.

Falë opsionit "Instant Media Mod" (IMM), i cili posedon procesor të posaçëm dhe sistem operativ, i cili e vazhdon kohëzgjatjen e baterisë, hibridi sillet si kompjuter i posaçëm.

IMM përbëhet nga procesor dybërthamor me maksimum 16 gigabajtë memorie dhe nga sistemi operativ i bazuar në "Linuks". Për transferim nga "Uindous" në IMM shfrytëzuesi duhet thjeshtë të klikojë në ikonën adekuate në ekranin e laptopit.

Me ndihmën e IMM-së ky kompjuter bartës punon ngjashëm si edhe smart telefonat, mbetet i kyçur dhe bateria e tij mbushet më shpejtë.

Ky laptop hibrid është i hollë diçka nën 1,5 centimetra dhe peshon 1,8 kilogramë. Ai është i pajisur me procesorët më të rinj të "Intel Kor" - i3, i5 dhe i7 dhe me sistemin operativ "Uindous 7". Kompjuteri posedon edhe ueb kamerë, mikrofona për video dhe audio thirrje, "zë "Dolbi", HDMI port dhe teknologjinë për lidhje pa tel në Internet "Internet Uaerles Displej".

Publikuar: 09.01.2012 | 13:03
Lexuar: 244 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime