Ai shprehet se do të jetë forca kryesore e pozitës, ajo që do të zgjedhë presidentin e Shqipërisë, ndërkohë që përjashton mundësinë që PD-ja të mbështesë ish kryeministrin e socialistëve, Fatos Nano.
Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë dhe deputet i Partisë Demokratike (PD), ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i ka të gjitha mundësitë dhe mbështetjen për t'u zgjedhur presidente e Shqipërisë në muajin korrik.
Ai shprehet se do të jetë forca kryesore e pozitës, ajo që do të zgjedhë presidentin e Shqipërisë, ndërkohë që përjashton mundësinë që PD-ja të mbështesë ish kryeministrin e socialistëve, Fatos Nano.
Nano, pavarësisht se është një politikan me eksperiencë, për arsye që dihen, nuk mund të mbështetët nga PD dhe aq më pak të jetë kandidat i saj për postin e presidentit", citohet të ketë thënë Spaho.
Lidhur me debatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, deputeti Spaho tha se ai do të zgjidhet vetëm pas raundit të tretë, ku sipas ligjit themeltar duhen 71 vota.
I pyetur nëse Bamir Topi e ka ende të hapur derën në Partinë Demokratike (PD), Spaho theksoi: Më duket se presidenti i ka dhënë përgjigje vetë me raportet që ka krijuar me PD-në gjatë ushtrimit të mandatit të tij, me qëndrimin që mbajti gjatë sulmit të armatosur të opozitës ndaj kryeministrisë në datën 21 janar, si dhe me votimin për Edi Ramën më 8 maj 2011.