E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në komunën e Çairit në Shkup, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale promovoi pajisjet dhe kabinat për përkthim simultan. Me këto pajisje janë furnizuar gjithsej 29 komuna të Maqedonisë.
Promovohet pajisja pėr pėrkthim simultan nė Ēair













Në komunën e Çairit në Shkup, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale promovoi pajisjet dhe kabinat për përkthim simultan. Me këto pajisje janë furnizuar gjithsej 29 komuna të Maqedonisë.

Mjetet për pajisjet, në vlerë prej 27 milionë denarë janë siguruar nga ndihma buxhetore që BNJVL kishte pranuar në vitin 2005 nga Agjencia zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.

“Edhe ky promovim i sotshëm shkon në raport të kultivimit të mëtutjeshëm të këtyre vlerave qytetëruese njërëzore, shkon në favor të bashkëpunimit, të njohjes më të mirë në mes popujve të komunës sonë dhe në të mirë të promovimit të një qasje serioze për plotësimin e njërit prej kushteve të parashtruara prej institucioneve të BE-së për inkuadrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, gjithmonë duke pas parasysh edhe Marveshjen e Ohrit.”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

“Nga deklaratat që dëgjova më parë e pashë se sa këto pajisje do të jenë efikase në komunikimet mes nesh, pasi që në këtë rast nuk është e nevojshme që të presim njëri tjetrin, andaj vendosja e këtyre pajisjeve është më se e dobishme në një vend multietnik. Edhe Zvicra është vend me bashkësi të ndryshme etnike, dhe për këtë shkak jam shumë e bindur se sa do të jenë të nevojshme këto pajisje për përkthime.”, deklaroi Nikoll Virch, ambasadore e Zvicrës në Maqedoni.

Publikuar: 17.07.2009 | 20:19
Lexuar: 826 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime