E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 83 profesorë të Universitetit të Prishtinës (UP) janë përmendur më shumë nga studentët të cilët nuk kanë respektuar orarin e ligjëratave. Prej tyre janë edhe emra të njohur të jetës politike, si Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Ibrahim Gashi, e të tjerë.
Studentėt ankohen pėr parregullsi nė Universitetin e Prishtinės






Parlamenti i studentëve, publikoi sot rezultatin e pyetësorit, me anë të të cilit, janë evidentuar shumë parregullsi gjatë procesit studimor në Universitetin e Prishtinës (UP). Sipas rezultateve, problemi më i madh në universitet, është mungesa e profesorëve në ligjërata, emrat e të cilëve vijnë edhe nga jeta politike. Profesorët kanë bërë presion të vazhdueshëm që të mos publikohen emrat e tyre.

Rreth 83 profesorë të Universitetit të Prishtinës (UP) janë përmendur më shumë nga studentët të cilët nuk kanë respektuar orarin e ligjëratave. Prej tyre janë edhe emra të njohur të jetës politike, si Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Ibrahim Gashi, e të tjerë.

Kryetari i parlamentit të studentëve, Mentor Hasani, tha se përveç mungesës së profesorëve, janë evidentuar edhe mangësi të tjera, si: keq-menaxhimi, mungesa e hapësirave, mungesa e literaturës, korrupsioni, mungesa e ngrohjes, e të tjera.

Hasani, tha se këto rezultate do t’i dorëzohen nesër Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), dhe do të kërkojnë nga menaxhmenti masa ndëshkuese ndaj profesorëve që mungojnë. Ai bëri të ditur, se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga profesorët, për të mos publikuar rezultatin e pyetësorit.

Studentët do t’i japin afat menaxhmentit, që të ndërmarrë masa ndaj parregullsive në Universitet, deri në muajin e parë të semestrit të dytë. Në rast se nuk do të ndërmerret asgjë, atëherë studentët do të shikojnë vet se çfarë masash do të ndërmarrin për të parandaluar këto dukuri.

Publikuar: 09.01.2012 | 14:36
Lexuar: 331 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime