Në muajin gusht, gjatë vizitës që ajo bëri në qytetin e Korçës, e shoqëruar nga biznesmeni Irfan Hasanbelliu, në një mbrëmje gala, ka prezantuar birra Korça si birrën më të mirë në Shqipëri.
Aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, do të prezantojë evenimentin më të madh të teknologjisë në botë CES, ngjarje e cila mbahet çdo vit në janar në Las Vegas të Nevadas. Veç kësaj ajo po e bën më së miri punën e ambasadores së kulturës dhe Shqipërisë nëpër botë.
Kësisoj ajo po reklamon birrën Korça edhe në SHBA, si një prej produkteve më të mira shqiptare. Nëpërmjet linjës telefonike për Gazetën shqiptare, ylli i kinemasë amerikane është konfirmuar tashmë zyrtarisht si ambasadore e CES, një projekt gjigant, në të cilin përfshihen emra të njohur të kinemasë, muzikës dhe sportit, duke prezantuar produktet më të reja të teknologjisë.
Në muajin gusht, gjatë vizitës që ajo bëri në qytetin e Korçës, e shoqëruar nga biznesmeni Irfan Hasanbelliu, në një mbrëmje gala, ka prezantuar birra Korça si birrën më të mirë në Shqipëri.
Evenimenti do të mbahet nga data 10 deri në 13 janar dhe pritet që të ftuar të jenë personazhe VIP të kinemasë, muzikë dhe sportit, mes të cilëve emra si Justin Bieber, Dennis Rodman dhe fituesja e edicionit të fundit të Miss America, Teresa Scanla.