E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kelly, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me yjet si Jason Statham, Billy Zane dhe Danny Cipriani, gjithashtu ka insistuar se nuk e pëlqen të lidhet me persona të famshëm, sepse mendon se egoja e tyre është tepër e madhe.
Lumturia nė rend tė parė





Kelly Brook kurrë nuk do të qëndronte në një lidhje të palumtur. Aktorja dhe modelja seksi, e cila momentalisht është në romancë me ragbistin Thom Evans, thotë se nuk sheh ndonjë arsye për të qëndruar me një person për hatrin e diçkaje, dhe më me dëshirë do të rrinte beqare.

“Kam kaluar nëpër disa ndarje të mëdha dhe edhe pse është e vështirë për ta bërë këtë, nuk jam njëra prej atyre që rri në një lidhje për hatër të diçkaje, por gjithmonë ndjek instinktin tim. Nëse nuk je e lumtur në një lidhje dhe mendon se gjërat nuk janë si duhet, atëherë duhet ta kuptosh se nuk duhet të jesh në atë lidhje. Mos jeto me frikën e humbjes së një personi”, është shprehur Brook.

Kelly, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me yjet si Jason Statham, Billy Zane dhe Danny Cipriani, gjithashtu ka insistuar se nuk e pëlqen të lidhet me persona të famshëm, sepse mendon se egoja e tyre është tepër e madhe.

Publikuar: 09.01.2012 | 14:46
Lexuar: 403 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime