Në rajonin e Tetovës komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi, por rregullisht pa ndalesa në kushte dimërore, me mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore.
Një pjesë e rrugëve në Maqedoni ende janë të bllokuara nga dëbora, informoi Qendra për menaxhim me kriza. Të pakalueshme janë akset rrugore Smërdliva Voda - Ski qendra Kozhuv, një pjesë e rrugëve në pjesën kodrinoro-malore të Kavadarit, rruga për në Jabollçishtë të Epërm, të Velesit, rruga drejt fshatit Arbanashko, të Kumanovës. Nuk është e kalueshme rruga lokale nga Kratova deri në fshatin Kavrak, rrugët për fshatrat e Kriva Pallankës Ogut, Nerav dhe Drenak, aksi rrugor drejt fshatrave Kuçevishtë, Gornjeni dhe Pobozhje. Për shkak të lymoreve të dëborës janë bllokuar edhe fshatrat Tanushë dhe Bllacë.
Në rajonin e Tetovës komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi, por rregullisht pa ndalesa në kushte dimërore, me mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore. Aksi rrugore rreth Liqenit të Mavrovës ende nuk është pastruar dhe komunikacioni në këtë pjesë po zhvillohet me mjaft vështirësi. Në rrugën Tetovë - Jazhincë në rrugë ka edhe deri në gjysmë centimetër borë, por komunikacioni po zhvillohet rrjedhimisht. Ekipe të "Rrugët e Maqedonisë" janë në terren për pastrim dhe hedhjen me materiale abrazive në vend ku nevojitet.
QRMK Strumicë njofton se për shkak të reshjeve intensive të mëdha dhe të reja të dëborës të përcjellura me shtrëngatë të fuqishme në aksin rrugor Smërdliva Vodë - Sk qendra Kozhuv ka disa lymore nga dëbora në çdo 120 centimetra të përhershme dhe për këtë arsye ende nuk është i kalueshëm. Ekipe të Ski qendrës nuk kanë mundësi ta pastrojnë. Në terren janë të pranishëm edhe ekipe nga Rrugët e Maqedonisë - Gjevgjeli. Turistët të cilët ndodhen në Ski qendrën tani për tani janë të shqetësuar dhe janë në gjendje të mirë.
Sipas informatave nga QRMK Kavadar, në Mihajllovë dëbora arrin rreth një metër dhe rruga është e pakalueshme. Akset rrugore drejt fshatrave në pjesën kodrinoro-malore Konopishte, Kërnjevo, Boshava, Bohulla, Stragovo dhe Mrezhiçko janë depërtuar gjatë ditës së kaluar. Përmes tyre mund të lëvizin vetëm automjetet terrenike, por për shkak të reshjeve të reja gjatë natës këto akse sot janë të vështira për kalim edhe për automjetet terrenike. Atje ende bie borë. Nuk janë hapur akset rrugore drejt fshatrave Rozhden dhe Bojançishte dhe do të pastrohen gjatë ditës.
Mekanizimi i NP Maqedonia nga Negotina gjatë natës kanë pastruar në rrugën Kavadar drejt varrit Mushov - f. Mrezhiçko, ndërsa sot janë angazhuar drejt fshatit Konopishte. Në fshatin Bushava e Poshtme dëbora arrin rreth 50 centimetra, ndërsa rruga varri Mushov-Kërnjevo është hapur, por vështirë e kalueshme.
Në rajonin e Manastirit të gjitha akset rrugore rajonale janë të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Dje është pastruar edhe rruga drejt fshatit Nizhepolë dhe hotelit "Molika". Aksi rrugor drejt f. Makovë-f. Rapesh-f. Staravina është pastruar deri në f. Rapesh deri ku rruga është e asfaltuar. Rruga f. Rapesh - f. Staravinë do të pastrohet gjatë ditës së sotme.
Rruga për në Mariovë drejt f.Vitolishte dhe aksi rrugor nga f. Ropotovo, f. Llazhani dhe f.Zhitoshë janë pastruar. Në vijim është pastrimi i rrugëse qasëse drejt fshatrave Pollçishtë, Beshishtë, Çanishtë, Dunje dhe krushevica.
Në Krivogashatn dje është pastruar aksi rrugor f. Pashino Ruvci - f. Çepingovo, ndërsa në rajonin e Demir Hisarit të gjitha akset rrugore janë të pastruara përveç se deri në f.bazernik në gjatë prej dy kilometra dhe deri në f.Zashle, ku për shkak të konfigurimit të terrenit nuk mund të pastrohet me mekanizim.
Tërësisht të pastruara dhe të kalueshme për të gjitha automjetet janë rrugët lokale dhe rajonale në rajonin e Resnjës dhe Krushevës.
Të kalueshme për komunikacion dhe pa kufizime janë rrugët në Shtip dhe rrethinën e saj. Rruga rajonale Koçan-Osogovë, afër Qendrës rekreativo sportive, është e aftësuar për trafik të automjeteve, por me përdorimin e pajisjes dimërore.
Edhe në Veles janë të kalueshme të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale, përveç rruga për në fshatin Jabollçishtë të Epërme ku punohet në pastrimin.
Të kalueshme për qarkullim janë të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë dhe Makedonski Brod, përveç aksit rrugor për fshatrat në Melesi.
Në Kumanovë rrugët janë të pasta dhe të kalueshme dhe nuk ka kurrfarë pengesa në zhvillimin e qarkullimit. Rrugët janë të lagështa dhe të mbushura me rërë. Nuk ka pasur reshje të reja gjatë natës. Rruga magjistrale Rankovcë-Kriva Pallankë-Vendkalimi kufitar Deve Bair është i kalueshëm për të gjitha automjetet motorike pa ndalesa. Aksi rrugor lokal drejt fshatit Arbanashko për shkak të ngarkesave të larta nga bora nuk është i kalueshëm në gjatësi prej tre-katër kilometra pritet gjatë ditës së sotme me mekanizëm shtesë të pastrohet tërësisht dhe i kalueshëm.
Nuk është e kalueshme edhe rruga lokale prej Kratovës deri te fshati Kavrak, ku ka borë rreth 50 centimetra dhe reshje prej një deri tre metra. Rruga është e kalueshme deri te fshati Blizanci.
Akset rrugore lokale në pjesën e ultësirave të Kratovës deri te fshati Konjuh është i kalueshëm për të gjitha automjetet motorike përveç një pjesë drejt fshatit Totomior ende nuk është pastruar dhe është i kalueshëm deri te fshati Sekulca.
Në Kriva Pallankë ende janë shkurtuar fshatrat Ogut dhe Nerav, ku punohet në pastrimin e rrugëve. Aksi rrugor rajonal prej në Kriva Pallankë drejt fshatit Ogut është i kalueshëm deri te Matezhevski Preslap, rruga Rankovcë - fshati german është i kalueshëm deri te fshati Pklishte, ndërsa prej në Pklishte deri në German nuk është i kalueshëm. Aksi rrugor drejt fshatit Drenak gjithashtu nuk është i kalueshëm.
Sipas QRMK Shkup, për shkak të kushteve të këqija në rrugë ka shkurtim të linjave të autobusëve: 47a për f.Luboten shkon përmes rrugës së Lubotenit, 47 për Lubanc deri në Radishan, 58-a për Dobridoll shkon deri në Sopishtë, 58-b për në f. Sveta Petkë deri në f.Sonje, 60 për f. Matkë e Epërme deri në Vojska, 61 për në f. Pobozhje deri te gurorja, 65 për në f. Rashtak deri në f. Creshevë, 67 për në f. Strahojadica deri në f. Zelenikovë, 71 për në Banjani deri në udhëkryqin Mikrovci, 80 për në f. Cvetovë deri te f. Makrovë Manastir dhe 81 për në Çuçer Bllace deri në f. Sandevë.
Aksi rrugor drejt fshatit Osinçani në komunën e Studeniçanit është i kalueshëm, lartësia e mbulesës së borës arrin 15-20 centimetra. Aksi rrugor deri te fshati Cërn Vërv Komuna e Studeniçanit mbahet i kalueshëm. Ka borë prej një metër dhe atje është angazhuar makinë për pastrim. Aksi rrugor mbi fshatin Cërvena Vodë nuk është i kalueshëm për automjete të lehta.
Nga shtëpia malore te Karaxhica informojnë se atje rruga nuk është e kalueshme. Borë ka rënë tërë natën, ndërsa lartësia e mbulesës së borës tani arrin 1,5 metra.
Në komunën Çuçer Sandevë ende nuk është i kalueshëm aksi rrugor drejt fshatit Kuçevishte, Gornjeni dhe Pobozhje, ku ka rreth 15 centimetra borë. Mekanizmi është në terren dhe pritet që rruga së shpejti të pastrohet. NQP nuk qarkullon. Është ndërprerë edhe qarkullimi drejt fshatit Tanushë dhe Bllacë të cilat janë shkurtuar për shkak të reshjeve të mëdha dhe atje nuk ka mundësi për të intervenuar.
Akset rrugore deri te fshatrat malore Dobrinë, Dejkovec dhe Tisovica Paligrad në komunën e Zelenikovës janë të kalueshme vetëm deri te fshati Guzmalevë.