E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Autobusët do të dërgohen nga fabrika dhe gjatë ditës së sotme po ngarkohen në portin në Shangai. Pritet që nga mesi i shkurtit të arrijnë në portin në Pirea dhe në mars të dorëzohen në Republikën e Maqedonisë, që është disa muaj më herët se dërgesa e pritur në pajtim me marrëveshjen", thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Janė dėrguar 16 mini-busė nga Jutong-u, dedikuar pėr transportin publik urban nė Shkup









"Jutong"-u kinez i dërgoi të gjithë 16 mini-busët dedikuar për transportin publik urban në Shkup. Në rrjedhë është procedura për homologacionin e tyre, pas çka do të lëshohen në prëdorim në transportin publik, kumtoi Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Ka filluar edhe dërgesa e 68 autobusëve të sapoprodhuar dykatësh të cilët do të përdoren në transportin publik urban në Shkup.

"Autobusët do të dërgohen nga fabrika dhe gjatë ditës së sotme po ngarkohen në portin në Shangai. Pritet që nga mesi i shkurtit të arrijnë në portin në Pirea dhe në mars të dorëzohen në Republikën e Maqedonisë, që është disa muaj më herët se dërgesa e pritur në pajtim me marrëveshjen", thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Autobusët dykatësh janë unikatë dhe janë dizajnuar në stilin retro si autobusët që janë përdorur për transport urban në Shkup në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Autobusët, 68 prej të cilëve tashmë qarkullojnë në Shkup, nuk janë në prodhim serik dhe nuk do të qarkullojnë në lokacion tjetër. Ata i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme, përkatësisht kanë emision të gazrave të lëshuar "EURO 4", tahograf digjital, parmak automatik të drejtuar për karroca të fëmijëve dhe invalidore, tërësisht janë të klimatizuar. Krahas 68 autobusëve dykatësh në Maqedoni deri më tani arritën edhe 80 autobusë me platformë të ulët nga prodhimi ukrainas, të cilët janë lëshuar në komunikacion. Deri në fund të vitit 2013 duhet të dërgohen 66 autobusët e mbetur dykatësh.

"Furnizimi me 202 autobusë dykatësh, pesëmbëdhjetë autobusë dykatësh të hapur, si dhe 80 autobusë me platformë të ulët dhe 16 mini-busë, paraqet realizim të projektit për ripërtëritjen e auto parkut të ndërmarrjes publike të komunikacionit "Shkup", me çka, për qytetarët e Shkupit do të sigurohet transport publik urban i sigurtë, i rehatshëm dhe i mdoernizuar. Nevoja për ripërtëritje auto parkut doli nga fakti që shkupjanët me dekada prapa, qarkullojnë me autobusë të vjetëruar me kushte jo të mira, për përmirësimin e të cilave në të kaluarën nuk është kushtuar kujdes", përkujtojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Publikuar: 09.01.2012 | 15:57
Lexuar: 222 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime