E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të BQE-së, bankat dje në afat prej 24 orëve kanë investuar shumë të përgjithshme prej 463,6 miliardë euro, me çka është tejkaluar rekordi paraprak i regjistruar javën e kaluar prej 455 miliardë euro.
Investim i ri rekord i depozitave nga bankat e eurozonės nė BQE









Bankat e vendeve anëtare të eurozonës gjatë ditës së djeshme në Bankën Qendrore Evropiane (BQE) kanë investuar vlerë rekorde prej depozitave njëditore, tregojnë sot të dhënat e publikuara, që tregon në paraqitje të jostabilitetit të sistemit financiar në eurozonë kundrejt injeksioneve për rritje të likuiditetit.

Sipas të dhënave të BQE-së, bankat dje në afat prej 24 orëve kanë investuar shumë të përgjithshme prej 463,6 miliardë euro, me çka është tejkaluar rekordi paraprak i regjistruar javën e kaluar prej 455 miliardë euro.

Rritja e depozitëve në BQE konsiderohet për indikator të jostabilitetit dhe të tregut, pasi që këto mjete bartin normë interesi prej 0,25 për qind, që është shumë më e vogël nga ajo në tregun ndërbankar. Kjo tregon edhe në faktin se bankat më tepër preferojnë që mjetet e tyre t'i mbrojnë tek BQE-së me normë të ulët interesi, se sa t'i huazojnë njëra-tjetrës.

Të dhënat për rekordin e ri të depozitave bankare tek BQE-ja janë posaçërisht të rëndësishme përderisa merret parasysh se muajin e kaluar këto banka nga Banka Qendrore Evropiane kanë huazuar pothuajse gjysmë bilionë euro në suaza të linjës së re kreditore trevjeçare.

Publikuar: 09.01.2012 | 16:10
Lexuar: 227 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime