E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E tëra që ka bërë këngëtarja ka qenë fushata e saj në Facebook, ku ka dhënë opinionet e saj për librin, ndërsa ka botuar edhe fotografi gjatë kohës kur Ermali ishte fëmijë dhe kishte bërë fotografi me gjyshin dhe gjyshen e tij, Enver dhe Nexhmije Hoxha.
Rezartės s'i pėlqen libri i Blendit









Edhe pse thuhet se marrëdhëniet në mes të Ermal Hoxhës dhe Rezarta Shkurtës janë të ngrira, për shkak se të dy prindërit e Ermalit, Ilir dhe Teuta Hoxha nuk e kanë dhënë pajtimin për këtë martesë, megjithatë kjo nuk e ka penguar këngëtaren që ta mbrojë familjen e bashkëshortit të saj, pas botimit të biografisë së Enver Hoxhës nga gazetari Blendi Fevziu.

E tëra që ka bërë këngëtarja ka qenë fushata e saj në Facebook, ku ka dhënë opinionet e saj për librin, ndërsa ka botuar edhe fotografi gjatë kohës kur Ermali ishte fëmijë dhe kishte bërë fotografi me gjyshin dhe gjyshen e tij, Enver dhe Nexhmije Hoxha.

E ftuar shpesh në studion “Opinion”, më shumë si këngëtare, Shkurta edhe në komentet që ka bërë me shokët e saj ka shpreh rezervat e saj sa i përket librit, duke e akuzuar Blendin edhe për plagjiat të kopertinës së librit, që u tha se është plagjiat i biografisë së Stalinit.

Rezarta Shkurta kështu është nusja e tretë e Hoxhajve që del publikisht kundër librit të Blendit.

Ndryshe nga Liliana Hoxha, qëndrimi i saj është më afër të vjehrrës, Teuta Hoxhës, e cila ka qenë ndër të parat që e kanë sulmuar këtë libër, sipas saj, për të pavërtetat që shkruan për jetën e diktatorit.

Ndoshta gjesti i Rezartës mund të jetë dhe një urë pajtimi me familjen e të shoqit, e cila nuk e ka pritur aspak mirë futjen e Rezartës në familje, pasi që në ditët e para të lidhjes me Ermalin, ajo nxitoi të rrëfente nëpër gazeta e revista se ishte lidhur me nipin e Enver Hoxhës. Por, ndoshta kjo është thjesht Rezarta tepër e dashuruar pas Ermalit dhe çdo gjëje që ai përfaqëson.

Publikuar: 09.01.2012 | 16:25
Lexuar: 343 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime