E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rajonin e Qendrës për skijim Kozhuf akoma ka reshje intensive të dëborës, të shoqëruara me erë të fuqishme prej 3 deri 10 metra në sekondë.
Turistėt e ngujuar nė Kozhuf po evakuohen me automjete speciale








Me automjete speciale - sot pasdite filloi evakuimi i turistëve nga Qendra për skijim Kozhuf të cilët janë ngujuar nga era e fuqishme dhe bora e madhe.

Qendra për menaxhim me kriza, njoftoi se gjashtë persona tani më po lëshohen deri në vendin e quajtur Smërdliva Voda, ndërsa më pas me buldozer të Rrugëve të Maqedonisë transportohen deri në Gjevgjeli. Deri në mbrëmje pritet të zbresin edhe 15 persona ndërsa evakuimi i të tjerëve do të bëhet në orët e mëngjesit.

"Po bëhen angazhime maksimale që të gjithë personat më së voni deri nesër të evakuohen në mënyrë të sigurt na pushimoret turistiket të Qendrës për skijim Kozhuf", kumtoi Agjencia për rrugë shtetërore.

Në rajonin e Qendrës për skijim Kozhuf akoma ka reshje intensive të dëborës, të shoqëruara me erë të fuqishme prej 3 deri 10 metra në sekondë.

Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë dhe Qendra për skijim Kozhuf vazhdimisht po punojnë në pastrimin e rrugës së bllokuar nga orteqet e borës në gjatësi prej 12 kilometrave. Bëhet fjalë për orteqe të borës të krijuara nga era e fuqishme, të cilat arrijnë deri në pesë metra lartësi. Vende-vende shtresa e dëborës tani më është lëshuar deri në një metër. Sipas informacioneve të DPHM-së, mot i këtillë i shoqëruar me reshje të borës do të mbajë deri të mërkurën.

Për shkak të kushteve të jashtëzakonshme klimaterike në disa pjesë të caktuara të Maqedonisë Agjencia për rrugë shtetërore rekomandon kujdes gjatë vozitjes për të gjithë ata të cilët udhëtojnë. Gjatë planifikimeve për udhëtim është i domosdoshëm informimi në kohë për gjendjen klimaterike duke e pasur parasysh se parashihen reshje të reja të borës, kumtoi Agjencia për rrugë shtetërore.

Publikuar: 09.01.2012 | 17:05
Lexuar: 252 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime