Bajrami premtoi se së shpejti do të zgjidhet problemi edhe me përmbajtjen e plotë të ueb faqes së Ministrisë së Brendshme, respektivisht ueb faqja do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe.
Nga sot qytetarët shqiptarë do të mund ti gjejnë formularët për aplikim për pasaporta në ueb faqen e ministrisë së Brendshme edhe në gjuhën e tyre amtare. Ndërkohë numri dy i këtij dikasteri, Xhelal Bajrami tha se në ditët në vijim do të përfundojë përkthimi edhe i shumë formularëve të tjerë për nevoja të ndryshme të qytetarëve, raporton Alsat-M
Tani më aplikimet qytetarët shqiptarë të Maqedonisë mund ti bëjnë në ueb faqen e MPB-së edhe në gjuhën shqipe. Presim që shumë gjatë këtyre ditëve jo vetëm për pasaporta por për gjitha aplikimet e tjera, sepse përmes ueb faqes së ministrisë së mund të bëhen aplikime tjera sikurse për nënshtetësi, marrja e lejes për armë, për letër njoftime, të gjitha aplikimet tjera do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa për pasaporta prej ditës së sotme qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë përmes ueb faqes edhe në gjuhën shqipe, tha Xhelal Bajrami, zv/ministër i Ministrisë së brendshme.
Bajrami premtoi se së shpejti do të zgjidhet problemi edhe me përmbajtjen e plotë të ueb faqes së Ministrisë së Brendshme, respektivisht ueb faqja do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe.
Jemi duke punuar që në një të ardhme edhe ueb faqja e Ministrisë së Brendshme në përgjithësi të gjitha materialet të cilat janë në ueb faqe të jenë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, dhe besoj se do ja arrijmë që ueb faqen ta kemi edhe në gjuhën shqipe, u shpreh Xhelal Bajrami, zv/ministër i Ministrisë së brendshme.
Ndryshe, shkeljet ndaj gjuhës shqipe vazhdojnë edhe në dikasteret e tjera të udhëhequra nga kuadro maqedonas. Qytetarëve shqiptarë për dallim nga maqedonasve u pamundësohet shfrytëzimi i shërbimeve të ministrive në internet në gjuhën e tyre amtare.
(alsat-m)