E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 2 mars të vitit 2011.
Prokurorėt kėrkojnė burgim tė pėrjetshėm pėr Arid Ukėn









Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Shpallja e dënimit nga gjykata pritet të bëhet më 19 janar.

Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 2 mars të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, po ashtu, nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të SHBA-së, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.

Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.

Prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.

Sipas ligjeve gjermane, gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha provat. Verdikti final pritet të merret më 19 janar.

Publikuar: 09.01.2012 | 17:47
Lexuar: 264 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime