E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vitin e kaluar vdiq një 12 vjeçare për shkak që nuk mundeshim t’a transportonim deri spital, dhe kështu është gjendja e fshatin tonë”, deklaroi Fejzi Aziri, banorë i fshatit Brez.
Jabollēishta dhe Breza katėr ditė tė izoluara








Është e katërta ditë për fshatrat Brez, Malin dhe Tanushë në rajonin e Shkupit, me rrugë të bllokuara si dhe me kufizime të energjisë. Reshjet e fundit të dëborës i kanë izoluar këto fshatra, edhe nga shërbimet elementare të jetës.

Rruga nga komuna e Çuçer Sandevës deri në Brezë është me rreth një metër dëborë. Banorët e kontaktuar nga televizioni Alsat –M shprehen tepër të revoltuar nga indiferenca e pushtetit lokal. Ata thonë, se jeta këto ditët e fundit është shndërruar në një ankth të vërtetë.

“Prej kur ka filluar reshjet e dëborës, këto 4 ditët e fundit është bllokuar rruga dhe rryma është ndërprerë dhe nuk ka asnjë lëvizje, 20 kilometra është bllokuar dhe s’ka lëvizje fare me botën.

Jetën nëpër shtëpi e qojmë, s’ka lëvizje, nuk kontakton njëri me njeri sepse s’kemi me çfarë t’i mbushim bateritë e celulareve.

Vitin e kaluar vdiq një 12 vjeçare për shkak që nuk mundeshim t’a transportonim deri spital, dhe kështu është gjendja e fshatin tonë”, deklaroi Fejzi Aziri, banorë i fshatit Brez.

Por të njëjtin problem kanë dhe banorët e fshatit Jabollçishtë e Epërme në komunën e Çashkës. Përveç mungueses së energjisë elektrike dhe rrugëve të bllokuara, banorët në këtë fshat vuajnë edhe mungesën prej muajsh të ndihmës mjekësore.

“Problemet madhore janë rruga, është e palëvizshme 7-8 kilometra, ndërsa rryma sidomos tre ditë askush nuk vjen t’a rregullojë, siç ju thash edhe pak me parë ka njerëz shumë të sëmurë nga gripi, njerëz në moshë, fëmijë dhe pleq dhe nuk dimë prej kujt të kërkojmë ndihmë.

Nga komuna thonë se do të bëjmë atë- do të bëjmë këtë, vijnë - shkojnë por asgjë shihet se vetëm manipulojnë me ne, se jena shqiptarë ”, tha Rushit Sadiku, banor i fshatit Jabolçishte i Epërm.

Kryetari i komunës së Çuçer Sandevës që përfshinë fshatrat Brez, Malin dhe Tanush tha për ALSAT M se nuk mund t’i ndihmojë banorët për shkak se rruga kryesore është nën kompetencat e Drejtorisë së Rrugëve. Për mungesën e kushteve të tjera, të drejtohen tek ministria e shëndetësisë. Rexhep Qamili

Publikuar: 09.01.2012 | 17:49
Lexuar: 402 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime