E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Proces më efikas të decentralizimit me shërbime më cilësore të qytetarëve nga ana e komunës ishte tema e bisedës së takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Zėvendėskryeministri Abdilaqim Ademi pėr vizitė nė komunėn e Gazi Babės dhe Petrovecit
















Proces më efikas të decentralizimit me shërbime më cilësore të qytetarëve nga ana e komunës ishte tema e bisedës së takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se vëmendje të madhe do t'i kushtoj Marrëveshjes së Ohrit, obligimet e komunës për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa me këtë do të ketë marrëdhënie të mira midis të gjitha bashkësive etnike në këtë komunë.

"Me kryetarin e komunës biseduam për bashkëpunimin midis pushtetit lokal dhe qendror me qëllim që të ketë proces më efikas të decentralizimi", shtoi Ademi.

Në takimin e sotëm, kryetari i komunës Trajkovski tha se e përshëndet këtë iniciativë me të cilën pushteti lokal ta përcjellë punën e të gjitha komunave dhe procesin e mëtejshëm të decentralizimit.

"E shfrytëzova këtë takim për të gjitha nevojat që i kemi si komunë t'ia përcjellë zëvendëskryeministrit me qëllim që procesi i decentralizimit më me sukses të zbatohet në nivel lokal. Unë si kryetar komune angazhohem në çdo vend të banuar këtë vit të tregojmë aktivitete të caktuara, të mos i ndajmë qytetarët pa dallim nëse janë në pjesën rurale ose urbane", theksoi Trajkovski.

Ndërkoh, kryetari i Komunës s Gazi Babës dhe ai i Petrovecit theksuan se si pushtet lokal janë të angazhuar për zbatimin e oblimeve që burrojn nga Marrëveshja e Ohrit dhe ballafaqohen edhe me probleme të sferave të ndryshme.
Zv-Kryeministri Ademi gjate takimit

Publikuar: 17.07.2009 | 07:40
Lexuar: 664 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime