Shikuar në grupe kryesore, ulje ka edhe në grupet Rekreacion dhe kulturë për 1,2 për qind, Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje të amvisërive për 0,7 për qind dhe për 0,1 për qind në grupet Ushqim dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe Transport dhe komunikime.
Shpenzimet për jetë, të matura përmes çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për konsum personal, në dhjetor janë pakësuar për 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa janë rritur për 2,8 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave.
Shikuar në grupe kryesore, ulje ka edhe në grupet Rekreacion dhe kulturë për 1,2 për qind, Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje të amvisërive për 0,7 për qind dhe për 0,1 për qind në grupet Ushqim dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe Transport dhe komunikime.
Rritje të shpenzimeve për jetë është vërejtur në grupet Banim, ujë, elektrikë, gaz dhe derivate të tjera për 0,4 për qind dhe për 0,1 për qind në grupet Veshmbathje, Shëndet dhe Restorante dhe hotele.
Në nivel të muajit paraprak kanë mbetur shpenzimet për jetë në grupet Arsim dhe Mallra dhe shërbime të tjera.