E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Berat Jakupi përballjen e parë në sezonin e ri do të ketë në turneun Premierë Liga në Paris ku do të merë pjesë në kategorinë e seniorëve
KK  Fati   realizoi  pėrgatitje   cilėsore













Klubii karatesë Fati nga Gostivari që drejtohet nga mjeshtri I këtij sporti Arlind Huseini për disa ditë ka qëndruar në Qendrën rekreative-sportive Kodra e Diellit ku ka zhvilluar përgatitjet e para këtë vit . Për gjashtë ditë sa kanë qëndruar në këtë qendër dimërore sportive së bashku me klubin e Fati janë përgatitur edhe disa anëtar tjerë të reprezentacionit ët Maqedonisë dhe janë zhvilluar mbi 14 senaca stërvitore në ambiente e sallës ekzistuese në hotel si dhe pishinës .
Sipas trajnerit Arlind Huseini përgatitjet janë shfrytëzuar edhe për njohjen me rregullat e reja të këtij sporti, ndërsa nga dy senaca ditore kanë stërvitur shpresat e klubit “Ndërsa anëtarët tanë të cilët prezantojnë ekipin në garat vendore dhe a to ndërkombëtare kanë pasur përgatitje të veçanta në aspektin taktike teknik dhe ato të forcës. Garuesi ynë më mirë Berat Jakupi përballjen e parë në sezonin e ri do të ketë në turneun Premierë Liga në Paris ku do të merë pjesë në kategorinë e seniorëve. Unë si trajner i tij jam shumë kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve” tha trajneri Huseini.
Berat   Jakupi  gjatë  seance  stërvitore




Trajneri i klubit ët karatesë Fati ka shprehur një falënderim të veçantë për personelin e hotelit ku kanë qëndruar gjatë gjashtë ditëve si dhe për kushtet e ofruara në këtë qendër rekreative sportive. Këtë e ka pohuar edhe karateisti më mirë berat Jakupi I cili me këtë rast tha:’ Dua të them se kemi realizuara përgatitje sipas plan programit të paraparë. Kënaqësia është e veçantë pasi kësaj radhe kam pasur edhe sparing partner të nivelit të lartë ndaj edhe përgatitjet lirishtë mund të vlerësohen si shumë të suksesshme. Me gjithat kjo do të dëshmohet në garën e parë që do të zhvillohet në Paris me 14 dhe 15 janar. Risi është se unë në të ardhmen do të garoj në konkurrencën e seniorëve ku pres suksese të reja”.
Ndryshe në shkurt të këtij viti Berat Jakupi së bashku me antartë tjerë të reprezentacionit të Maqedonisë do të merë pjesë në kampionatin evropian që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit ku edhe do të mundohet që përsëri të kthej titullin e humbur evropian në vitin 2011. SH.S.

Publikuar: 09.01.2012 | 17:56
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime