E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nxënësit mund të përmirësojnë suksesin në shkollë nëse kalojnë kohë të mjaftueshme në sheshin e lojërave. Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e oksigjenit dhe të gjakut në tru, gjë që redukton stresin dhe nxit disponimin e mirë.
Fėmijėt fizikisht aktivė arrijnė rezultate mė tė mira nė shkollė










Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në tru gjë që redukton nivelin e stresit, ndërsa ngre disponimin, përveç kësaj ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore të organizmit.

Aktiviteti fizik përmirëson arritjet akademike, zbulon studimi i qendrës mjekësore të Universitetit Vrije në Amsterdam i kryer në 12.000 njerëz në moshën prej gjashtë deri në 18 vjet, bën të ditur Daily Mail.

Nxënësit mund të përmirësojnë suksesin në shkollë nëse kalojnë kohë të mjaftueshme në sheshin e lojërave. Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e oksigjenit dhe të gjakut në tru, gjë që redukton stresin dhe nxit disponimin e mirë.

Aktiviteti fizik po ashtu mund të rrisë nivelin e faktorëve të rritjes që ndihmojnë të gjenerohen qelizat e reja nervore dhe neuronet, pohojnë shkencëtarët.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë që ekziston lidhje e fortë në mes aktivitetit fizik dhe suksesit më të mirë në shkollë”, pohon autorja e studimit, dr. Amika Singh.

Publikuar: 09.01.2012 | 18:15
Lexuar: 265 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime