E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të hënën më 20 korrik mbahet Festivali i parë i këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”. Festivali mbahet nën patronatin e komunës së Tearcës, e cila është edhe mbështetëse kryesore finansiare dhe organizative teknike.
Zanat e sharrit  do tė pėrcjellin uratė me kėngė e valle














Komuna e Tearcës organizon Festivalin e parë të këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”



Të hënën më 20 korrik mbahet Festivali i parë i këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”. Festivali mbahet nën patronatin e komunës së Tearcës, e cila është edhe mbështetëse kryesore finansiare dhe organizative teknike.

“Festivali i parë i këngëve e valleve burimore “Zana e Sharit, organizohet me të vetmin qëllim që shoqërive e vendbanimeve tona, t’ju kthejmë freskinë e gjallërinë kulturore që e kishin më pare”-theksoi Isen Asani, drjetor i festivalit.

Këshilli artistik ka bërë vlerësimin e programit dhe seleksionimin e pikëve prezentuese dhe numrin e anëtarëve pjesëmarrës. Këshilli artistik ka patur parasysh kërkesën për seriozitet dhe për materialin artistik të shoqërive, për nga vlera, kohëzgjatja e cilësia, pas një vizite nëpër të gjitha vendbanimet prej ku edhe vijnë shoqëritë pjesëmarrëse.

“Qëllimi i organizmit të këtij aktviteti është që të bëhet ringjallja e jetës kulturore, shoqëritë dhe grupet muzikore që funskionojnë nëpër vendbanimet e komunës të riaktivizohen, njëherit qëllim më specifik për këtë festival është që të gjithë ato grupe muzikore nga diaspora që ushtrojnë aktivitetin e tyre atje tj’u mundësohet që të prezentojnë aktivitetin e tyre kulturor në vendlindje.

Për të gjitha ato grupe muzikore apo shoqëri festivali Zana e Sharri të jetë një çerdhe ku do të mund të shpalosen vlerat kulturore shqiptare”-theksoi Sadije Aliti, përgjegjëse për marketing në drjetorinë e fetsivalit.

“Festivali burimor “ZANA E SHARRIT” ka karkter revial, sepse është e pamundur që të bëhet ndarje dhe notim të folklorit burimor, nuk mund të ketë konkurencë të folklorit në terene dhe të shpërblehet folkori i vetëm një vendbanimi.

Shoqëria apo grupi pjesëmarrës do të ketë një mirënjohje për pjesëmarrje dhe do të vlerësohet kostumografija, vallja, riti, kënga, dueti, instrumetalisti dhe shoqëria më e kompletura në pikëpamje artistike burimore që është pjesëmarrëse”-tha Asani.

Pse emri Zana e Sharrit?

“Zanat janë figurë e besimeve popullore shqiptare, Zanat përfytyrohen si një vashë me një bukuri të rrallë, kjo figurë ende haset si shprehje e gjallë në gojën e popullit. Shpesh herë kemi dëgjuar të thuhet “e bukur si zanë mali”.


Kryetari i komunes se Tearces Isen Asani dhe bashkpuntoret e tij



Gojëdhënat e shumta tregojnë se zanat jetojnë nëpër malet e Sharit, apo çdo mal ka zanët e veta. Pra, në kuptimin e figurshëm zanë do të thotë vajzë e bukur”- bëri të ditur Sadije Aliti.

Sipas saj Zanat jo vetëm që u dilnin në ndihmë trimave e nevojtarëve, kalimtarë të rastit, ata u dilnin në ndihmë edhe të dashuruarve, shumë vargje janë thurur si isnpirim i figurshëm mitologjik nga zanat. Por në këtë festival Zanat e Sharrit nuk do të mallkojnë, por ata do të urojnë me këngë, valle e instrumente muzikore.

Në bazë të këtij kuptimi është përgatitur edhe një valle, që ngjan me vallëzimin e zanave dhe është përgatitur edhe një regji e festivalit për mbarëvajtjen e tij edhepse jemi të vetëdijshëm se grupet që do të preznetohen janë me anëtarë të rinj, por entuziastë që të ruajnë trashëgiminë kulturore edhpse mund të ketë mungesa artistike e lëshime teknike.

Surja Etemi, anëtar i këshillit artistik theksoi se në festival do të marrin pjesë: ShKA”Ilirët” Dobrosht, SHKA” Teuta” Tearcë, SHKA “Jehona” Përshevcë, ShKA “Vëllazërimi” Sllatinë, SHKA” Rilindja” Nerasht ndërsa, mysafirë do të jenë SHKA”Jehona e Malsisë Sharrit”, Revajete Fazliu dhe Arbra Mehmeti.

Etemi bëri të ditur se para pjesës zyrtare do të ketë edhe një defile nga grupet pjesëmarrëse prej shollës së Gllogjës nëpër rrugë deri të shkolla e Tearcës, duke filluar nga ora 17, ku i bëhet ftesë qytetarëve që të dalin e të përcjellin e të pëshëndesin këtë defile.

Faleminderim deri te sponzorët medial Tvart dhe TV Koha, si dhe për drjetorinë e Shkollës së Tearcës ku edhe do të mbahet ky festival, dhe për drejtoritë e shkollave të tjera që kanë qenë në shërbim të grupeve muzikore që kanë bërë përgatitje për këtë festival.

Festivali burimor “ZANA E SHARRIT” ka karkter revial, sepse është e pamundur që të bëhet ndarje dhe notim të folklorit burimor, nuk mund të ketë konkurencë të folklorit në terene. Festivali do të jetë tradicional dhe në të ardhmen do të punohet më tepër edhe për risi të tjera organizative dhe artistike. Sadije Aliti


Publikuar: 17.07.2009 | 07:53
Lexuar: 1049 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime