E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Duhet të shohim se është realizuar përparim i ristrukturimit të debisë greke në kuadër të huadhënësve privatë", porositi Merkel në pres-konferencën e përbashkët me presidentin francez Nikolla Sarkozi.
Mer-Kozy: Greqia urgjentisht tė dakordohet me kreditorėt privatė
- Liderët e Francës dhe të Gjermanisë Nikolla Sarkozi dhe Angela Merkel, në takimin e sotëm në Berlin bënë thirrje që sa më shpejtë të gjindet zgjidhje për krizën në Greqi.

Kancelaja gjermane Angela Merkel e paralajmëroi Greqinë se pagesa e mëtutjeshme e ndihmës financiare nuk do të jetë e mundshme pa përparim në kuadër të pakos së dytë të ndihmës, duke përfshirë edhe shlyerjen vullnetare të kërkesave në emër të obligacioneve greke në pronësi të kreditorëve privatë.

"Duhet të shohim se është realizuar përparim i ristrukturimit të debisë greke në kuadër të huadhënësve privatë", porositi Merkel në pres-konferencën e përbashkët me presidentin francez Nikolla Sarkozi.

"Nga këndvështrimi i ynë, kushtet në kuadër të pakos ndihmë për Greqinë, duke përfshirë edhe ristrukturimin e tillë, duhet shpejtë të realizohen. Në të kundërtën, pagesa e këstit të ardhshëm të ndihmës për Greqinë nuk do të jetë e mundshme", tha kancelarja.

Ajo shtoi se nesër në Berlin për Greqinë do të bisedojë me drejtoreshën e FMN-së Kristin Legard.

Banka, shtëpi sigurimi dhe fonde investuese me javë të tëra po negociojnë me Qeverinë në Athinë për programin për zëvendësim të obligacioneve, gjë që ka për qëllim debinë shtetërore greke prej 160 për qind të tanishme ta çojë deri në nivel prej rreth 120 për qind të bruto prodhimit vendor.

Nga kreditorët privatë, në kuadër të planit, është kërkuar që në mënyrë vullnetare të dakordohen në shlyerje të 50 për qind nga kërkesave në zëvendësim për kombinim me para të gatshme dhe obligacione të reja, edhe pse ekzistojnë të dhëna se tani as shlyerja e tillë nuk do të jetë e mjaftueshme.

Publikuar: 09.01.2012 | 19:53
Lexuar: 293 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime