Në përbërje të delegacionit të cilin e udhëheq presidenti Veljanoski do të jenë edhe deputetët Jani Makraduli, Talat Xhaferi, Svetlana Karapetrova dhe Bekim Fazliu, anëtar të grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Në përbërje të delegacionit të cilin e udhëheq presidenti Veljanoski do të jenë edhe deputetët Jani Makraduli, Talat Xhaferi, Svetlana Karapetrova dhe Bekim Fazliu, anëtar të grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Veljanoski nga kolegu i tij kosovar Jakup Krasniqi do të pritet me ceremoni solemne pas çka do të mbahet takimi tet-a-tet. Veljanoski do të takohet edhe me presidenten kosovare Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin e Ksosovës, Hashin Thaçin.
Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë në Kuvendin e Kosovës.