E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktorja spanjolle kujton skenat e filmit spanjoll “Jamon, Jamon” (me regji të Bigas Lunga), në të cilat ndante planet me aktorin Javier Bardem, i cili është edhe bashkëshorti i saj.
Penelope Cruz: Skenat e seksit mė shkaktuan traumė





Penelope Cruz ka rrëfyer në një intervistë për tabloidin britanik ‘The Sun’ se xhirimi i skenave të para të seksit në moshën 18-vjeçare i “ka shkaktuar traumë”.

Aktorja spanjolle kujton skenat e filmit spanjoll “Jamon, Jamon” (me regji të Bigas Lunga), në të cilat ndante planet me aktorin Javier Bardem, i cili është edhe bashkëshorti i saj.

“Pas xhirimeve nuk mendoja më për asgjë që kishte lidhje me seksualitetin apo sensualitetin. I preva flokët shumë shkurt dhe për shumë vite me radhë nuk bëra asnjë skenë tjetër “të nxehtë”, madje nuk pranoja as të puthja në sheshxhirim”, ka theksuar Cruz.

Këto kanë qenë të vetmet skena nudo të aktores në të gjithë karrierën e saj.

37-vjeçarja ka shtuar gjithashtu se mbështetja kryesore në jetë ka qenë nëna e saj.

“Nëna ime më ka mësuar që në jetë ndodhin gjëra për të cilat është më mirë të mos flasësh. Ajo punonte si parukiere dhe femrat që vinin të rregulloheshin i tregonin të gjitha problemet që kishin me bashkëshortin, fëmijët e gjithçka tjetër”, thotë Cruz.

Publikuar: 10.01.2012 | 10:55
Lexuar: 436 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime