E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Parlamenti grek miratoi masa të cilat i lejojnë policisë të përdorë filmime nga kamera për videovëzhgim dhe të krijojë bazë të të dhënave me informacion ADN.
Greqia i miratoi policisė tė pėrdorė kamera pėr vėzhgim dhe tė krijojė bazė pėr tė dhėna ADN












Parlamenti grek miratoi masa të cilat i lejojnë policisë të përdorë filmime nga kamera për videovëzhgim dhe të krijojë bazë të të dhënave me informacion ADN.

Me këtë parlamentarët i irituan partitë opozitare, të cilët druajnë se autorizimet e reja policore do të sjellin deri në shkeljen e intimitetit të qytetarëve.

Qeveria konservative i miratoi këto masa pas trazirave masive në dhjetor të vitit të kaluar dhe numrin e rritur të sulmeve me bombë nga ana e grupeve lokale të armatosura.

Parlamenti gjithashtu miratoi propozim për detyrim që qytetarët të cilët përdorin shërbime pri-pejd celulare, deri më 30 qershor të vitit 2010 ta regjistrojnë identitetin e tyre.

Masat e reja parashikojnë që video dhe audio incizimet nga kamerat nëpër rugë të ruhen shtatë ditë, ndërsa gjithashtu kampione nga ADN të merren nga të dyshuar pavarësisht nga lloji i kriminalitetit, kur ekzistojnë indikacione serioze se personi e ka kryer veprën.

Po qe se personi lirohet, të dhënat nga ADN-profili shkatërrohen, ndërsa nëse gjykohet, ato ruhen në bazën e të dhënave të policisë deri në fund të jetës së tij.

Greqia ka shumë legjislativë të ashpër në fushën e jetës dhe lirive personale. Rrjeti i kamerave për vëzhgim, të vendosura në Athinë për Lojërat Olimpike në vitin 2004, sot për shembull shfrytëzohet vetëm, për përcjellje të trafikut.

Publikuar: 18.07.2009 | 01:07
Lexuar: 333 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime