Mënyra se si përgatiten pedagogët, mënyra se si janë organizuar shkollat dhe universitetet, mënyra se si funksionon hierarkia arsimore dhe mënyra se si trajtohet arsimi nga politikanët vendimmarrës, rezulton në një sistem që ka më shumë të bëj me kaos se sa te sjell ndryshimin pozitiv.
Prof. Dr. Ylber Sela
Jemi në shek. XXI, bota po ndryshon në aspekte të ndryshme dhe interesi i individit po rritet dita ditës dhe një element të tille po e përjeton edhe rajoni jonë i ashtuquajtur Ballkani Perëndimor. Ajo që dua ta paraqes si analizë është arsimi shqiptar në rajon e sidomos në Maqedoni duke u ndërlidhur me atë se interesi për reformat në arsim sot në sistemin ndërkombëtar ka arritur majat më të reja të ndryshimit të saj. Tek ne, në kuadër te këtyre reformave po paraqiten dy teori edhe atë, Teoria e KAOSIT dhe Teoria e NDRYSHIMIT.
Në qoftë se duam ti kuptojmë këto dy teori në praktik atëherë ne na duhet të dimë se si duhet të perceptohen dhe të shikohen kaosi dhe ndryshimi nga ana e një Mësuesi, Profesori, Nxënësi, Studenti, Prindi apo Administratori.` Ata i shikojnë më lehtë nëse nuk merresh me to dhe është më e vështirë të kundërshtosh kaosin dhe të përballesh me të dhe të jesh shtytës i ndryshimit.
Kush jep llogaridhënie për kaosin e kush për ndryshimin?; Duhet të pranojmë të gjithë se në dekadën e fundit, arsimi në rajon si dhe në Maqedoni ka pasur shume ndikime politike të aplikuesit negativ të saj.
Askush spo jep llogari në shoqëri si për kaosin e shkaktuar ashtu edhe për ndryshimet që ndodhin ne kontekstin negativ; Llogaridhënia ndodh vetëm brenda partisë e cila mundohet ti kënaq epshet e individëve të caktuar të cilët universitetet dhe shkollat i shohin si fabrikat e çimentos që prodhojnë çimento dhe një pluhur për tua mbyllur sytë dhe gojën.
Jemi në fazën e kuantitetit me një përfaqësim marramendës dhe me një rrethim të madh mes nesh. Problemet në shoqërinë apo rininë tonë shqiptare po rriten dhe përkeqësohen, sistemi arsimor apo dija po merret me arnime kurse ato suksese qe i kemi, janë të izoluara. Të rinjve po u vjen në majë të hundës, ato kërkojnë zgjidhje. Ata që e kanë dorën e pushtetit mendojnë se zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet rregullimit ligjor, më shumë llogaridhënie dhe më shumë kontroll nëpërmjet sistemit nga lart- poshtë.
Kurse ka edhe prej atyre që mendojnë se rreziqet po shtohen sepse nuk merremi me reforma të detajuara por me reforma të përgjithshme. Kemi ardhur në një situatë ku kemi nevojë për politika arsimore të vërteta të cilët do të japin koncepte dhe kapacitetet gjeneruese për arsimin e cila do të ndikoj në rinovimin e shoqërisë sonë, individit, progresit dhe zhvillimit në arsim.
Unë mendoj se duhet të fillojmë një betejë të përjetë e cila do të jetë përfundimisht frytdhënëse. Na duhet një formulim tjetër për të shkuar drejt zgjidhjes së problemit . Shkurt na duhet një mendësi e re për ndryshimin arsimor sepse ne ende kemi politika arsimore që në mendësi janë konservatore.
Mënyra se si përgatiten pedagogët, mënyra se si janë organizuar shkollat dhe universitetet, mënyra se si funksionon hierarkia arsimore dhe mënyra se si trajtohet arsimi nga politikanët vendimmarrës, rezulton në një sistem që ka më shumë të bëj me kaos se sa te sjell ndryshimin pozitiv. Përpjekjet e tilla dhe në rrethana të tilla siç jemi ne sot, çojnë në pozita mbrojtjeje, sipërfaqësore ose në xhepa jetëshkurtër suksesi. Si përfundim mendoj që me rëndësi themelore është që shoqëria jonë të rinovohet, arsimi duhet të prodhoj mendimtar kritik dhe akademik të ardhshëm që do jenë zgjidhës problemesh të shoqërisë.
Politika jonë duhet të krijoj kushte që të mundësoj një arsim cilësor e cila është e vetmja armë dhe forcë e këtij populli që mandej ai të premtojë dhe të kontribuoj në mënyrë themelore për arritjen dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të saj. Sistemet nuk ndryshojnë vetveten por janë njerëzit ata që i ndryshojnë ato prandaj ndryshimi produktiv në arsim do të thotë rini arsimore produktive. Të investojmë në rininë tone.