E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta franceze Liberation e ka siguruar letrën, ku Kantona prezanton veten si një “qytetar i përkushtuar i cili kërkon të luftojë mungesën e mundësive për të rinjtë dhe padrejtësitë e shumta sociale në vend”.
Ish-futbollisti Erik Kantona synon tė bėhet president i Francės







Ish-sulmuesi i Mançester Junajted, Erik Kantona, ka zbuluar ambicien e tij për t’u bërë president i Francës dhe dëshiron të garojë për këtë post në zgjedhjet e këtij viti.

Dyzet e pesë vjeçari duhet të fitojë mbështetjen e së paku 500 zyrtarëve të zgjedhur me qëllim që t’i lejohet të përfshihet në zgjidhjet presidenciale, andaj u ka dërguar letër kryetarëve të bashkive rreth-e-qark Francës për të kërkuar ndihmën e tyre.

Gazeta franceze Liberation e ka siguruar letrën, ku Kantona prezanton veten si një “qytetar i përkushtuar i cili kërkon të luftojë mungesën e mundësive për të rinjtë dhe padrejtësitë e shumta sociale në vend”.

Megjithatë, Kantona do të ketë një detyrë të vështirë për të qenë një sfidues serioz, pasi i mungon një parti mbështetëse.

Presidenti aktual Nikolla Sarkozi dhe kandidati socialist Fransoa Hollande janë dy favoritët, me këtë të fundit që udhëheq në sondazhe për momentin.

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 22 prill, ndërsa nëse do të shkohet në rundin e dytë, ai do të zhvillohet më 6 maj.

Publikuar: 10.01.2012 | 13:02
Lexuar: 315 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime