E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dokumentarin "Hjuston, kemi problem", thuhet se jugosllavët kanë bërë përparim në zhvillimin e teknologjisë falë Herman Potoçnikut, inxhinier raketor austro-hungarez, shkruan portali vesti-onlajn.
(Video) Tito ua ka shitur amerikanėve rrugėn deri nė Hėnė







SHBA-ja dhe Rusia e kryesojnë garën për fitimin e kozmosit, por edhe krahas asaj që BRSS-ja të parët dërguan njeri në kozmos, amerikanët ishin kombi i parë i cili dërgoi njeri në Hënë, edhe pse teoritë e komplotit se Nil Armstrongu asnjëherë nuk ka shkelur në tokën e satelitit të Tokës.

Një film dokumentar, megjithatë, pohon se nuk do të vinte deri në dominim të SHBA-së, nëse Josip Borz Tito në vitin 1961 nuk do t'ia kishte shitur teknologjinë kozmike jugosllave CIA-s.

Në dokumentarin "Hjuston, kemi problem", thuhet se jugosllavët kanë bërë përparim në zhvillimin e teknologjisë falë Herman Potoçnikut, inxhinier raketor austro-hungarez, shkruan portali vesti-onlajn.

Vendimet teknike të përshkruara në punimet e papublikuara të Potoçnikut kanë qenë bazë për formim rë programit të fshehtë konzmik jugosllav në vitin 1948, pas konfliktit të Titos me liderin e BRSS-së Josif Stalinit.

Tito, siç pohojnë autorët e dokumentarit, e ka bërë qendrën më të madhe kozmike nëntokësore afër bazës ushtarake Zhelava afër Bihaqit, nën shifrën "Objekt 505".

CIA nga fundi i vitit 1960 ka zbuluar se Jugosllavia veçmë ka teknologji operative për fluturim në kozmos. Në mars të vitit 1961 Tito gjoja ua ka shitur amerikanëve komplet programin kozmik, ndërsa veçmë në maj të vitit të njejtë presidenti i atëhershëm i SHBA-së Xhon kenedi publikoi se vendi ka vendosur të shkohet në Hënë, pohohet në filmin dokumentar.

Publikuar: 10.01.2012 | 15:06
Lexuar: 510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime