E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Kosovës dhe i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shumë të mira.
Veljanovski: Serbia ta njoh realitetin e ri nė Kosovė, integrimet e ardhmja e pėrbashkėt









Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski deklaroi se bashkëpunimi i gjithanshëm dhe veçanërisht bashkëpunimi ekonomik ndihmon të dyja vendet dhe është në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Jahjaga duke i vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira tha se ato janë edhe në interes të stabilizimit të rajonit.

Ajo u shpreh se Parlamentet e të dyja vendeve duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes tyre.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike, sepse kjo është e ardhmja e përbashkët”, tha Jahjaga.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Kosovës dhe i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shumë të mira.

Ai tha se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë çështje të hapur mes vete dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat përfshirë atë të ekonomisë dhe të infrastrukturës.

Veljanovski tha se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit përshpejtimi i procesit të integrimit në strukturat euroatlantike dhe se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet tyre.

Publikuar: 10.01.2012 | 16:47
Lexuar: 222 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime